Në Minierën e Artanës sot kanë humbur jetën dy minatorë të cilët ishin duke punuar, kur dyshohet se ndodhi shembja e dheut.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjet e dy viktimave.

“Me rastin e tragjedisë në Novobërdë shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin me Kryetrain Sveta Jovanovic dhe familjet që kanë humbur tragjikisht dy anetarët. Unë dhe Gjilani jemi me Ju.

Çkado që duhet jemi në dispozicionin tuaj”, ka thënë Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismat Hashani për portalin rtv21.tv informoi se të gjithë minatorët e tjerë që ishin brenda kanë shpëtuar dhe kanë arritur të dalin në sipërfaqe./21Media