3 raste të reja me Covid-19 në Gjilan

3 raste të reja me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dy nga tre të infektuarit me koronavirus në Gjilan janë punëtor të Bonsteel Camp. Ndërkaq rasti tjetër është një rast kontakti.

“Pas mostrave të marra nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe tre raste të reja janë konfirmuar me #Covid19 në Gjilan, derisa shtatë persona kanë rezultuar negativë. Bëhet fjalë për dy bashkëqytetarë që punojnë në Bonsteel Camp, ndërkaq rasti tjetër është bashkëshortja e N.I. Pra, dy raste nga qyteti dhe tjetri nga Lladova. Lajmi i mirë është se prej 21 rasteve nga numri total, 14 trajtohen të shëruar plotësisht, derisa shtatë janë me infeksion”, ka bërë të ditur Haziri.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të rrijnë në shtëpitë e tyre. “Ne po luftojmë me të panjohurën. Mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri në Facebook.