Në komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë nga Qeveria e Kosovës, është duke raportuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri është duke dëshmuar rreth astit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.

Haziri në dëshminë e tij para deputetëve të këtij komisioni tregon se ditët e fundit të muajit prill është kontaktuar nga prindi i Agon Musliut për çka i ishte kërkuar që t’i mundësoj kthimin e djalit të tij nga Gjermania.

Ai tha se asnjëherë nuk i është komunikuar nga prindi i Agonit për gjendjen shëndetësore të tij.

Haziri tutje tha se më pas ai ka komunikuar me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj dhe më pas nuk ka komunikuar me të pasi që ambasadori në fjalë ka reflektuar.

Deputetja nga LVV-ja, Fatmire Kollçaku thirrjen telefonike nga kryetari Haziri e ka quajtur si ndërhyrje politike duke mos refuzuar të gjitha institucionet tjera.

Haziri tha se nuk e ka obligim të komunikoj me askënd kur mundet ta zgjedh problemi dhe se ka kundërshtuar të ketë qenë ndërhyrje politike.