Koronavirusi mund të themi se është “tmerri” i vitit 2020. Kjo pandemi që ka përfshirë botën, përveç që po merr jetë njerëzish ka pezulluar edhe shumë aktivitete.

E nga ky virus janë prekur edhe shumë të famshëm. Ata po ashtu po bashkohen në fushata vetëdijësuese se si të mbrohen njerëzit nga koronavirusi. Madje ka artistë që kanë ndarë shuma parash për të kontribuar në luftën kundër pandemisë.

Gjithsecili në mënyrën e vet. Kështu modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se iu është nënshtruar testit për Covid-19.

Ajo ka treguar se kjo procedurë nuk është e dhimbshme por e pakëndshme./21Media