Qeveria zotohet se do të trajtojë me kujdes çështjen e viktimave të dhunës seksuale

Qeveria zotohet se do të trajtojë me kujdes çështjen e viktimave të dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme t’i kuptojë viktimat e dhunës seksuale sepse si popull kanë vlera njerëzore.

Ai ka garantuar se Kosova nuk do dështojë të jetë afër të të mbijetuarave. Ai ka thënë se si qeveria po mundohet ta trajtojnë këtë çështje me kujdes dhe për këtë kanë krijuar edhe statusin ligjor.

“Shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë më të gjithë mekanizmat dhe të marrin përvojën e vendeve tjera qe ta shërojmë këtë plagë në shoqëri. Nxjerrja në dritë e së vërtetës, çlirimi i rrëfimit është bazë e mirë duke shëruar këtë plagë shërojmë plagët tjera si Kosovë jemi të gatshëm të kontribuojnë në shërim të plagë edhe të Kosovës dhe rajonit që ajo të mos të na përsëritet më kurrë. Mendoj se është me interes qe plagët e të kaluarës të shërohen dhe rajoni jonë ka plagë edhe personat e pagjetur që lëndon arritjen e ndjenjës se plagës së qëndrueshme”, ka thënë Haradinaj në konferencën “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt duke folur për dhunimin seksual gjatë luftërave nëpër botë ka thënë se Kosova është shembull i përkrahjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Kosova tashmë shihet si një shembull i praktikës më të mirë për përcaktimin e pensioneve për këtë kategori. Iu inkurajoj që të vazhdoni me mbështetje për të mbijetuara dhe të ofrojnë më shumë përkrahje dhe ndihmë individualisht”, ka thënë Heldt.

Ambasadori i ShBA në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova nuk po pret gjatë të merret me të kaluarën, sepse ata kanë krijuar ambient ku ofrohet mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Dy fusha për te siguruar qasje në drejtësi për viktimat nga pakica të ofrohen shërbime dhe te përfshihen edhe te pensionet shpreh mirëkuptimin se viktimat duhet të gëzojnë barazi. Dhe po ashtu kërkoj vëmendje më të madhe për viktimat e dhunës në familje”, ka thënë ai.