Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, 21 vjet më parë.

Heldt tha se përkrahja e shtetit gjerman për Kosovën ka qenë për një shtet demokratik, multi-etnik, me sundim të pavarur të ligjit dhe jo si dhuratë për disa.

Në këtë ditë, 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Falënderues për më shumë se 50 mijë ushtarë të Gjermanisë që kanë shërbyer deri tash këtu. Përkulem para të gjitha viktimave. Ata na kujtojnë atë që është arritur nga ajo kohë, por edhe obligimet që duhet përmbushur. Kemi qëndruar dhe jemi për një shtet demokratik, multi-etnik, sundim të pavarur të ligjit, shërbime publike të pakorruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politika që i shërbejnë shtetit dhe njerëzve, media të pavarura kritike, liritë elementare dhe jo një shtet si dhuratë për disa”, shkroi Heldt në Twitter./21Media