Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt pas publikimit të raportit të UNDP-së për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e institucioneve të vendit,  ka thënë se ky raport duhet të lexohet veçanërisht në situatën aktuale.

“Absolut duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin”, ka shkruar ai në Twitter.

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri e Kuvend. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së e bërë gjatë muajit prill./21Media