Për dy muajt e fundit shpikësi Yezin Al-Qaysi ka qenë duke hipur në metronë e Torontos në Kanada i veshur me një “përkrenare të çmendur” të zezë.

Përkrenarja hazmat (materiale të rrezikshme) mbyll plotësisht kokën dhe pjesën e sipërme të trupit dhe ka një vizore që shtrihet deri në gjoks, shkruan portali rtv21.tv

Al-Qaysi është një nga dizajnerët dhe sipërmarrësit në të gjithë botën që kanë nxituar të krijojnë helmetat e hazmat, ose PAPR (aparati për pastrimin e ajrit me energji elektrike) këtë vit, që synon njerëzit të cilët kërkojnë më shumë mbrojtje ndaj koronavirusit sesa thjesht të mbajnë në fytyrë një maskë

Helmeta tij quhet BioVYZR, dhe bateria thuhet se zgjat deri në 12 orë.

Veterani i Marinës Amerikane Chris Ehlinger, është një tjetër krijues i helmetave

“Këto helmeta në një farë kuptimi na përgatisin psikologjikisht për fatin e ardhshëm të specieve tona”, thotë 35-vjeçari.

Kompania e tij, Valhalla Medical Design, me seli në Austin, Texas, ka hedhur në treg një produkt të quajtur NE-1, i cili duket i ngjashëm me një helmete të motorit. Përveç një sistemi të filtrimit të ajrit, ai ka mikrofonë dhe altoparlantë të brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që përdoruesi të flasë më lehtë me njerëzit përreth tij ose të saj./21Media