Spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës

Spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës

Policia e Fierit procedoi penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se përdorën sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës “Janaq Kilica” në Fier.

Policia bëri të ditur se në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht. “Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së P arë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, theksoi policia.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se lanë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”. Pasi mori trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit lanë spitalin.

Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.