‘Për kë bie kambana’ është romani kryevepër i autorit Ernest Hemingway, i botuar në vitin 1940. Ai tregon historinë e Robert Jordanit, një të riu amerikan në Brigadat Ndërkombëtare i bashkangjitur në një njësi guerile republikane gjatë Luftës Civile spanjolle. Si dinamitës, ai është caktuar për të hedhë në erë një urë gjatë një sulmi në qytetin Segovia.

Ernest Hemingway në romanin e tij, temën na jep të realizuar me përshkrimin e situatave dhe ngjarjeve nëpërmjet personazheve të cilët nuk janë të shumtë, e kryesisht tema boshtore dhe lëvizjet realizohen nëpërmjet kryeheroit të romanit Robert Xhordanit, i cili është i projektuar si misionar, pra rrëzimi i një ure, i caktuar nga urdhërat e eprorëve të tij.

Në romanin “Për kë bie kambana”, Hemingway me një grup personazhesh, pjesëmarrës të ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore thurë tërë ngjarjet dhe skenat që vërshojnë romanin fund e krye. Hartimi i planeve dhe strategjive e veprimeve për luftë bëhen kryesisht në një vendstrehim, në një shpellë ku protagonistët ndihen të sigurtë. Aty të udhëhequr nga idetë dhe strategjitë e kryeprotogonistit Robert Xhordani improvizohen skena dramatike që më pas edhe tërë protogonistët do të jenë pjesë e po atyre skenave.

Ernest Hemingway ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit “Nobel” dhe “Pulitzer”, po ashtu autor i romanit të famshëm “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.

Ernest Hemingway u lind më 21 korrik të vitit 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, filloi të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star” për të vazhduar më pas një karrierë të gjatë e shumë të suksesshme si prozator dhe si gazetar.