Hendbollistët e “Uaveiro” zënë vendin e pestë, mposhtin turqit e “Gazi”

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën “1 Tetori”, ku kemi mësuar universitetet të cilat kanë zënë pozitat pesë dhe gjashtë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.
Në kuadër të konkurrencës së meshkujve, universiteti portugez “UAVEIRO” e ka mposhtur atë turk, “GAZI”.
Pas plot 60′ minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës “1 Tetori”, hendbollistët portugez shënuan fitore me shifrat 45:36.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 21:19 në favor të portugezëve, kurse e dyta u mbyll me shifrat 24:17, po ashtu në favor të tyre.
Më i miri i ndeshjes ishte turku Yasar Erdem Ates me plot 15 gola të realizuar, kurse më i dalluari te portugezët ishte Fabio Silva me tetë gola të realizuar.
Me këtë fitore, Universiteti “UAVEIRO” nga Portugalia zë vendin e pestë në këtë turne, kurse “GAZI” nga Turqia pozicionohet në pozitën e gjashtë.

Back to top button