Herët në mëngjes, 29-vjeçari voziti 167 km/h në zonën 50, i merret leja për tre muaj
Një 29-vjeçar në fshatin Prelez të Ferizajt me incialet P.S., është dënuar me 300 euro gjobë dhe me tre muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, pasi që i njëjti voziti me shpejtësi marramendëse prej 167 kilometrave në orë, në zonën e kufizuar prej 50 metra në orë.
Po ashtu, mëngjesin e sotëm një tjetër vozitës në Ferizaj, 22-vjeçar me inicalet A.Sh., u dënua me gjashtë muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, 300 euro gjobë dhe 3 pikë negative, pasi voziti me shpejtësi prej 97 kilometra ne orë, në zonën 50. /21Media