Mbrojtësi i krahut te Milani, Theo Hernandez, ka thënë se nuk e mendon kthimin te Real Madridi.

23-vjeçari ka shkëlqyer prej se iu bashkua Rossonerëve në fillim të sezonit 2019/2020 dhe vazhdon të jetë lojtarë kyç në San Siro.

“Nuk e di nëse janë penduar për largimin tim nga Madridi. Shkova shumë i ri te Reali dhe nuk kisha minutazh”.

“Ishte e komplikuar, sepse nuk e kisha besimin që e kam tash. Prej se kam ardhur te Milani, kam luajtur mirë. Nuk e shoh veten duke u kthyer te Reali”, ka deklaruar Theo Hernandez për El Transistor.