Asgjë nuk do të mund ta përgatiste Cash Freeman për skenën që e përjetoi në lagjen e tij

Asgjë nuk do të mund ta përgatiste Cash Freeman për skenën që e përjetoi në lagjen e tij

Cash ishte në shtëpinë e tij në Ada, Oklahoma, kur një vajzë e vogël doli nga shtëpia e fqinjëve të tij duke kërkuar ndihmë. Ai e ndoqi menjëherë brenda ku pa një skenë që e la të shtangur.

Një njeri po mbante fqinjën e Cash në kërcënim thike, duke u munduar të mbyste në ujë binjakët e tyre 3 muajsh.

Më vonë u kuptua se ai njeri ishte 27 vjeçari Loland Foster, i cili kishte mësyrë shtëpinë e ish-gruas së tij Michelle Forrells ku ajo po qëndronte me fëmijët e saj. Ai e kishte shtyrë familjen të qëndronte në banjo duke u munduar që të fundosë 2 foshnjat e vogla.

Fatmirësisht, mbesa 12 vjeçare e pronarit të shtëpisë ishte aty, dhe kërkoi ndihmë duke e gjetur Cash-in i cili kapi revolverin e tij, shkruan rtv21.tv.

Ky është Cash Freeman, fqinji hero në fotografi me gruan e tij.

Sapo Cash hyri në shtëpi e ksihte të ditur se ai duhej të vepronte. Ai e qëlloi Foster-in dy herë në shpinë, duke e vrarë atë.

Binjakët që kishin lindur para kohës ishin dërguar me helikopterë në një spital në Oklahoma, ku janë kuruar dhe gjendja e tyre është e mrekullueshme.

Hetuesit po shikojnë rastin në detaje për të parë nëse qëllimi me armë ishte i arsyetuar, mirëpo shumica e njerëzve pajtohen se Cash ka bërë gjënë e duhur, duke e quajtur hero./21Media