Hersi ironizon Ronelën pas fitores: Ku është kënga?

Ronela Hajati fitoi edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Kështu, Hajati përfaqëson Shqipërinë në kontektin muzikor “Eurovision” vitin e ardhshëm.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në vitin 2014, Hersi Matmuja ka ironizuar me kolegën e saj pas fitores.
“Ku është kënga?”, ka pyetur Hersi.
Shumë pakënaqësi pas shpalljes së rezultateve janë shprehur në rrjete sociale.
“Me sistemin e votes qe ka Eurovisioni ne si Shqiptare nuk fitojme kurre. Duke pas parasysh paragjykimet qe kane dhe influencen e politikes. Kenga e Roneles nuk me pelqeu si krijim artistik. Ne fakt juria mundet qe ta kete vendosur qe te shkoje me nje kenge te tille per te provuar te kunderten e asaj qe kemi paraqitur deri tani ne Eurovision”, është shprehur një komentues.
Më pas Hersi, shpjegoi vetën se nuk po ia kupton fare tekstin Ronelës.
“Jam dakort qe ka kenge me te mira Ronela. Nuk me pelqen te flas negativisht por te betohem qe po mundohem me deshiren e mire per ta kuptuar por si mendim profesional kjo nuk eshte kenge. Nuk e kuptoj dot nga fillon nga mbaron. Teksti nuk eziston, jane fjale te fututura aty pa sens. Por une asaj si vajze i uroj suksese, profesionalisht kam shume rezerva..”, u shpreh Matmuja./21Media

Back to top button