Nesër zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale

Nesër zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale

Komunat që kanë shkuar në balotazh sot janë në heshtje zgjedhore, ndërsa, nesër në 19 komuna të Kosovës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Fushata e balotazhit u zhvillua në 19 komuna dhe zgjati 5 ditë, ku kandidatët për kryetarë komunash sërish kanë shpalosur programin e tyre qeverisës.

Në komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për asamblistë, pas vendimit të KQZ-së, i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.

KQZ tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe sot pritet të shpërndahen materialet jo sensitive nëpër qendrat komunale.

Në zgjedhjet e së dielës, sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Ditën e votimit, do të jenë të hapura 614 Qendra të Votimit me 1 mijë e 777 vendvotime.

Përgatitjet për të ofruar siguri në ditën e zgjedhjeve i ka bërë edhe Policia e Kosovë ndërsa, zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura për ndonjë ankesë gjatë procesit zgjedhor.