Policia austriake ka bërë të ditur se janë bastisur shtëpi dhe zyra pune në kuadër të hetimeve në lidhje me sulmin në Vjenë.

Autori i masakrës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 15 të tjerë u plagosën, u identifikua si Kujtim Fejzullahi, 20 vjeç me origjinë nga Maqedonia e Veriut. I riu e kreu aktin terrorist në kuadër të sulmeve të Shtetit Islamik.

Bastisjet e policisë u zhvilluan në qytetet Osnabrueck, Kassel dhe Pinneberg, ndërkohë që shtëpitë u përkasin personave që mund të kenë pasur lidhje me autorin.

Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve për sulmin.

Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy të rinj në Zvicër, të cilët mendohet se kanë pasur kontakte me Fejzullahin./oranews