Një person dyshohet se një pacient është vethedhur nga lartësia e Spitalit infektiv në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e shtetit shqiptar. Po ashtu bëhet e ditur se policia është në vendngjarje dhe po hetohet rasti.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia

Më 2 nëntor, një tjetër pacient me Covid, në spitalin “Shefqet Ndroqi” vdiq pasi u hodh nga kati i katër i Sanatoriumit .

Rasti i 69 vjeçarit është rasti i katërt i hedhjes nga lartësia të personave të infektuar në spitalet Covid./21Media