Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Kupën FA të Anglisë.

Shtatë skuadra kanë siguruar kalimin në çerekfinale, derisa ekipi i tetë do t’iu bashkohet atyre nga dueli Barnsley – Chelsea (është duke u zhvilluar).

Aspak lehtë nuk do të jetë për dy skuadrat nga Manchesteri, City e Untied që do të luajnë në udhëtim me kundërshtarë shumë të vështirë.

Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të përballet në udhëtim me Evertonin që e eliminoi Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Edhe më vështirë pritet ta ketë Manchester United që do të luaj në udhëtim te Leicester City.

Skuadra nga Championshipi anglez, Bournemouth është nikoqir i Southamptonit.

Ndërkohë fituesi i duelit Barnsley – Chelsea që është duke u zhvilluar do të luaj në stadiumin e tyre përballë Sheffield United.

Çiftet çerekfinaliste në Kupën FA:

Everton vs Man City

Bournemouth vs Southampton

Leicester vs Man Utd

Barnsley ose Chelsea vs Sheffield United.