Ramosaj: Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje

Ramosaj: Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka adresuar një varg kritikash për lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë “Kelkos Energy”. Ai gjatë raportimit në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, ka thënë se Komuna e Deçanit është vënë në lajthitje dhe se nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve./21Media