Trump pritet të garojë për mandatin e dytë

Trump pritet të garojë për mandatin e dytë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka garuar për presidente të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 dhe ka humbur përballë Donald Trump, tha se nuk do të garojë për këtë pozitë në vitin 2020.

Këto komente Clinton, i bëri në një intervistë për mediat amerikane, transmeton rtv21.tv

“Do të vazhdoj të punoj dhe të flas për atë që besoj. Gjërat që po ndodhin tani, më shqetësojnë thellë”, tha Clinton.

Dhjetëra ligjvënës demokratë, guvernatorë dhe të tjerë i kanë bërë publike tashmë synimet e tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ndërsa kjo është hera e parë që Clinton publikisht heq dorë nga mundësia e garës.

Clinton ishte kandidatja e parë grua nga një parti e madhe në Shtetet e Bashkuara, dhe ardhja e saj në krye të vendit dukej e sigurt, mirëpo gjatë kampanjës ajo u përballë me akuza se mbështetet shumë në donatorët e saj të pasur, dhe nuk ishte në rrjedha me votuesit e rinj.

Edhe pse nuk ka njoftuar zyrtarisht, Trump pritet të garojë për mandatin e dytë./21Media