Hindusi 24 vjeçar, i njohur me emrin Nature, i konsideron bletët si shoqërinë më të mirë, dhe thotë se ato nuk e shikojnë atë si kërcënim.

Ai mban bletë në fytyrën e tij që prej se ka qenë shtatë vjet,  ai ka impresionuar gjithmonë shoqërinë në vendin ku jeton, në Kerala. Por, vitet e fundit, ky bletar ka tërhequr vëmendje me këtë veprim edhe jashtë Keralës, e Indisë.

Ai madje është regjistruar në librin e rekordeve botërore për mbajtje të bletëve, apo mbulim të kokës e fytyrës me bletë për kohë të gjatë. Ai i ka mbajtur 60, 000 bletë  për katër orë, dhjetë minuta e pesë seconda. Edhe pse ndonjëherë thumbimet nga bletët i shkaktojnë alergji, kjo nuk e merakos Natuer-in, pasi që ai thotë se nëse ato e thumbojnë, atëherë për këtë e ka fajin vetë ai.

Nature për media ka treguar se ishte babai i tij i cili e ka njoftuar me bletët, pasi që ai është bletar. Dhe tashmë janë bërë vite që prej se ky bletar mbuluar për here të parë kokën me bletë. Tani kjo më nuk është problem për të. Ai ka mësuar se si ti trajtojë ato. Nature ka treguar se babai i tij gjithmonë i thotë të sillet mire me to, të mos e humb durimin apo të friksohet nga to.

Me kalimin e kohës, Nature  ka krijuar një lidhje shumë të afërt miqësore me to, dhe vazhdon të jetë bletari rekorder me mbajtje të bletëve fytyrë.

Nature, falë lidhjes dhe dashurisë që ka për bletët, ka studiuar në degën e bletarisë në Bangalore në Indi. Tani ai mendon të doktorojë në këtë degë, të mësojë sa më shumë për to, çdo gjë që lidhet me jetën e tyre. /21Media