“Hirushja” trokiti në derën e kompanive, mbetjet e hekurit do të përdoren si material ndërtimorë

 
 “Me këtë projekt,  me emrin i cili është metaforë e shkëlqyeshme ‘Hirushja’, partnerët tanë evropian dhe ne arritëm të mundësojmë që një pjese të materialit që është lënë anësh, t’ia kthejmë shkëlqimin dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë natyrën, tu mundësojmë ekonomi fitimprurëse kompanive që do ta zbatojnë në prodhim dhe gjithsesi të angazhojmë komunitetin”, tha Vllatko Ivanov – drejtor i Institutit Ndërtimor në Maqedoninë e Veriut.
Mbetja industriale e marrë nga furrat për shkrirjen e mbetjeve të hekurit do të përpunohet në material cilësor ndërtimorë i cili do të përdoret për asfaltim dhe ndërtim të blloqeve për ndërtim.
 “Deri më tani mbetja dhe pluhuri i filtrit janë përdorur si gjysmë prodhim për industri tjetër dhe është proces që ekziston periudhë të gjatë, por ishte problem për shkak se na mbete zgjyrë. Me këtë projekt me certifikimin e këtij gjysmë prodhimi ne kemi prodhim i cili mund të përdoret në industrinë e ndërtimit”, u shpreh Dimitar Cvetkovski – kryetar i Bordit të Drejtërove “Makstill” në Maqedoninë e Veriut.
Përndryshe “Cinderella” është projekt kompleks hulumtues dhe inovativ, i financuar nga programi “Horizont 2020” të Komisionit Evropian, i bazuar në mundësitë për uljen e mbetjes urbane. Projekti ka për qëllim zhvillimin dhe demonstrimin e modelit të ri të biznesit të qarkullimit të ekonomisë./21Media

Back to top button