Roko Camaj ishte një shqiptar nga Mali i Zi, që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gruan e tij, Katrina, nga Jugosllavia në vitin 1969.

Zonja Camaj frikësohej nga lartësia, kështu që kur bashkëshorti i saj filloi të punonte si pastrues i xhamave te Kullat Binjake në mes të viteve 1970, nuk i tregoi bashkëshortes se po i pastronte nga jashtë.

Më 11/9, Camaj ishte në kullën e jugut kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij, vetëm një ditë më parë (10 shtator) ai ishte kthyer nga pushimet me vëllezërit e tij në Mal të Zi. Ai e thirri gruan e tij, zonjën Camaj, rreth orës 9:14 në mëngjes dhe i kërkoi të mos bënte panik. Ai vdiq pasi u shemb kulla rreth orës 9:59 të mëngjesit.

Mbresëlënëse ishin fjalët e tij në një libër të fëmijëve, që konsiderohen si fjalët e tij të fundit: “Jam vetëm unë dhe qielli. Unë s’e shqetësoj askënd dhe askush s’më shqetëson mua”.

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u portretizua si engjëlli mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Kjo fotografi e tij u realizua më 15 gusht, 1994./21Media