Historia e shishes së verës që ndryshoi imazhin e Kosovës në OKB
26 Nëntor 2020
Zëvendësministrja e punëve të Jashtme dhe ish konsullja e Kosovës në New York, në emisonin “Click” në RTV21, kujtoi një veprim të ambasadorit japonez në Këshillin e Sigurimit që ndikoi në imazin e Kosovës.
Ajo tregoi se në një takim me të në Manhatan i kishte dhuruar një shishe me verë nga Kosova, e ai këtë shishe e kishte prezantuar edhe para Këshillit të Sigurimit në OKB.
“Fjalimi tij në nëntor në 2016 në Këshillin e Sigurimit ishte komplet ndryshe, ku foli për Kosovësn dhe identifikoi me atë shishe dhe tha që kjo shishe e verës është tregim i Kosovës që Kosova nuk është më vend i djegur, nuk është vend i njerëzve të cilë vazhdojnë të vuajnë për një strehë të shtëpisë apo për të ardhmen e tyre, por është vend i njerëzve të cilët punojnë.”, rrëfeu ndër tjerash Sahatqija.
Tutje ajo kujtoi se ky veprim e kishte zemëruar ambasadorin rus, cili kishte kërkuar që të largohej shishja e verës.
Shatqija vlerësoi se kjo shishe e verës ndikoi në ngritjen e Kosovës në një nivel më të lartë. /21Media