Më 13 tetor 1792, presidenti George Washington kishte vendosur në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale ishte djegur nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi ishte rindërtuar, James Hoban kishte urdhëruar që ndërtesa të lyhej në të bardhë, asaj i është dhënë emri që mban sot – ”Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Washingtonit. Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muze i presidentëve amerikanë.

Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milion e gjysmë turistë.