Real Madrid ka kompletuar skuadrën e femrave, kështu edhe u bë gati për pjesëmarrje në gara. Pjesë e ekipit të femrave është edhe shqiptarja Kosovare Asllani, e cila ndjehet tejet e lumtur që e realizoi ëndrrën.

“Historia është shkruar. Urime për të gjitha vajzat e reja që një ditë ëndërrojnë të luajnë për ekipin e tyre të preferuar. Nuk është më e pamundur”, shkroi ajo në Facebook.