Holanda ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Pajisjet duke përfshirë telefonat celularë do të ndalohen nëpër klasa në mënyrë që të mos pengohet procesi i mësimit, ka njoftuar qeveria holandeze.

Nisma po prezantohet në bashkëpunim me shkollat dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm në Holandë.

Do të ketë disa përjashtime, duke përfshirë studentët me nevoja mjekësore ose me aftësi të kufizuara, dhe për klasat e fokusuara në aftësitë dixhitale.

Ndalimi nuk është ligjërisht i zbatueshëm, por mund të bëhet i tillë në të ardhmen.

“Edhe pse telefonat celularë janë pothuajse të ndërthurur me jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha ministri i Arsimit Robbert Dijkgraaf.

“Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen atje dhe t’u jepet çdo mundësi për të mësuar mirë. Ne e dimë nga kërkimet shkencore se telefonat celularë e prishin këtë.”
Studime të ndryshme kanë zbuluar se kufizimi i kohës para ekranit të fëmijëve lidhet me përmirësimin e njohjes dhe përqendrimit.

Teknologji të tjera, duke përfshirë tabletët dhe orët inteligjente, përfshihen gjithashtu në ndalimin holandez.
Qeveria tha se do të varet nga shkollat individuale që të bien dakord për rregullat e sakta me mësuesit, prindërit dhe nxënësit – duke përfshirë nëse ata donin të ndalonin plotësisht pajisjet nga shkollat.

Skema është rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet ministrisë, shkollave dhe organizatave përkatëse.

Ai do të rishikohet në fund të vitit shkollor 2024/2025 për të parë se sa mirë ka funksionuar dhe nëse nevojitet një ndalim ligjor.

Njoftimi vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Finlanda javën e kaluar.

Qeveria e saj njoftoi se do të ndryshojë ligjin për ta bërë më të lehtë kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

Vende të tjera, përfshirë Anglinë dhe Francën, kanë propozuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë për të përmirësuar mësimin./21Media

Back to top button