Numri i rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Holandë u rrit në gati 10.000, ose 9.884, që është numri më i madh i të infektuarve që nga fundi i tetorit, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.

29 njerëz të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është 10.048, njoftoi portali Worldometers.

Rritja e numrit të rasteve është një trend i rritjes javët e fundit, në një situatë kur efektet e “bllokimit” të pjesëshëm të prezantuar më 13 tetor nuk po japin rezultate adekuate.

Qeveria holandeze ka thirrur një takim urgjent që do të mbahet sot për të diskutuar masat shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të cilat pritet të shpallen të marten.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 613.487, raporton Reuters.