Dumoshi: Violeta ishte ikonë e muzikës në vitet e 80-ta

Dumoshi: Violeta ishte ikonë e muzikës në vitet e 80-ta

Ministria e Kulturës organizoi homazh ceremonial për Violeta Rexhepagiqin, këngëtaren, kompozitoren dhe gazetarën që vdiq më 16 prill në Prishtinë. Me këtë rast, para Ministrisë së Kulturës u vendos fotografia e Violeta Rexhepagiqit si dhe u lëshuan këngët e së ndjerës. Ministrja në detyrë e kulturës, Vlora Dumoshi tha se Violeta Rexhepagiqi ishte ikonë e muzikës në vitet e 80-ta si dhe frymëzim për gratë e vajzat e asaj kohe. (E pergaditi- Abaz KRASNIQI)./21Media