Në ditën kur Skenderaj po shënon 21-vjetorin e çlirimit nga forcat okupatore serbe sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive.

Flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Për të shënuar këtë ditë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kabineti i komunës ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Skenderaj.

Nga aty ai është nisur për në kompleksin memorial në Prekaz ku është vazhduar me nderime te varri i Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë.