Qeveria e Hong Kongut ka shtyrë zgjedhjet parlamentare të shtatorit për vitin tjetër, duke thënë se është e nevojshme për shkak të pandemisë Covid-19.

Hong Kongu aktualisht po përjeton një rritje të të infektuarve nga Covid-19.

Sidoqoftë, opozita ka akuzuar qeverinë për përdorimin e pandemisë si pretekst për të ndaluar njerëzit të votojnë, transmeton rtv21.tv.

Të enjten, qeveria ndaloi 12 kandidatë pro-demokratë të garojnë në zgjedhje.

Aktivistët e opozitës kishin shpresuar të fitonin një shumicë në Këshillin Legjislativ (LegCo) në sondazhin e shtatorit, duke kapitalizuar zemërimin ndaj imponimit të Pekinit për një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare në Hong Kong dhe frikën se liritë e territorit po shkatërrohen.

Kandidatët pro-demokratë kishin fituar në zgjedhjet e këshillit vitin e kaluar.

Shefja ekzekutive, Carrie Lam tha që do të thërriste kompetencat e urgjencës për të shtyrë zgjedhjet, duke e quajtur atë vendimin më të vështirë që ka marrë gjatë shtatë muajve të fundit.

“Kjo shtyrje është bërë tërësisht bazuar në arsye të sigurisë publike”, tha ajo./21Media