Dashi

Dashi

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Natyra juaj e fshehtë do ju bëjë t’i fshihni mirë gjërat. Do arrini aq mirë ta bëni saqë do shuani edhe çdo dyshim të të tjerëve. Për ju të dashuruarit rutina do mbizotërojë gjithë ditën. Herë pas here do bini në melankoli dhe do mërziteni tej mase. Ju beqarët do influencoheni negativisht nga Merkuri. Personat që ju pëlqejnë ka mundësi të fillojnë të dalin me një mikeshën e tyre. Në punë do ndiheni mirë me gjithë ngarkesën që do keni pasi do mendoni se kjo do ju bëjë më profesionistë dhe do ju ndihmojë të provoni sfida. Në disa momente mund t’iu duhet edhe të bashkëpunoni me njerëz të panjohur, por mos keni frikë. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje. Do dini mirë sa të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.

Demi

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Nuk do jeni fjalosës shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të futeni edhe në debate me të tjerët. Mundohuni që në çdo moment të bëni kujdes. Nëse keni një lidhje lërini sentimentalizmat dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Ju beqarët duhet të tregoheni të hapur dhe t’i shprehin pëlqimet. Sipas Dritare.net, në punë do keni arritje goxha të mëdha dhe do ndiheni shumë më krenarë për veten. Po i kaluat edhe sot vështirësitë e nesërmja do jetë goxha më e kënaqshme. Gjendja e të ardhurave fatmirësisht nuk do jetë e keqe. Do mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër sesa zakonisht dhe do ndiheni mirë.

Binjakët

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni kurrë si të burgosur përkundrazi do ju duket sikur do fitoni edhe më shumë liri. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat më të forta. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni. Asgjë nuk keni për të humbur edhe sikur të merrni refuzime. Në punë, falë iniciativave që do ndërmerrni, keni për të arritur çdo lloj objektivi. Nuk do ja lini asgjë rastësisë dhe nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do ndiqni strategji strikte për të arritur sa më shpejt objektivat që i keni vënë vetes. Ju të dashuruarit, më shumë sesa kurrë më parë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohtë. Do ja arrini qëllimit. Ju beqarët do realizoni disa takime, mirëpo nuk do ndiheni gati për të ndryshuar menjëherë status. Prisni edhe pak sepse nuk ju nxiton asgjë. Në punë do lundroni në detin e suksesit dhe pozicioni juaj nuk do dobësohet aspak. Edhe nëse jeni në grup do dini të eci përpara. Gjendja e buxhetit do jetë e favorshme dhe do arrini të kryeni edhe disa transaksione.

Luani

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite sërish do gjeni kohë për veten dhe njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën. Ju që keni një lidhje do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe as që do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndieni aq shumë mungesën e një partneri në krah. Në punë merrni kohën e duhur për ta shijuar çdo moment sa të mundeni. Do dini si të ecni përherë dhe do evoluoni në qetësi të plotë. Në planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën më shpejt edhe nga sa vetë e mendonit.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Do i shihni gjërat shumë qartë sot dhe do dini si të veproni përherë. Nuk do ju mungojë as besimi në vetvete. Ju të dashuruarit do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e bukur. Do shkëmbeni idetë dhe mendimet me njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e ndryshoni dot statusin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Në punë Jupiteri dhe Marsi do ju bëjnë më efikasë. Do dini t’i vini në punë aftësitë që keni dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Do jeni edhe mjaft të organizuar. Financat do jenë shumë të dobëta për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe të pamenduara që keni kryer. Merrni sa më shpejt masa sepse do mbeteni pa para.

Peshorja

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Kushtet do i keni shumë të mira gjatë kësaj dite për të bërë çdo gjë që dëshironi. Do jeni të disponueshëm për gjithçka. Venusi do ju mbështesë gjithë kohës juve që jeni në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e ngrohtë nga sa mendonit dhe do flisni hapur për çfarëdo lloj teme. Nëse jeni beqarë do keni surpriza të njëpasnjëshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll. Nëse jeni në kërkim të një pune të re mundësitë do i keni të shumëllojshme. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundni që të mos keni telashe.

Akrepi

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Sido që të vijnë gjërat gjatë kësaj dite mirë është të mos nxitoheni për të marrë vendime. Dëgjojini edhe mendimet e të tjerëve e më pas thoni fjalën e fundit. Ju të dashuruarit do jeni në formë shumë të mirë dhe do i bëni surpriza të njëpasnjëshme njëri-tjetrit. Çdo çast do jetë mjaft i veçantë dhe i bukur. Nëse jeni beqarë duhet të bëni atë që do ju thotë zemra, përndryshe nuk keni për të përjetuar aspak emocione. Në punë do i bëni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do gaboni. Nuk do lejoni askënd t’iu shqetësojë apo t’iu prishë planet. Do përqendroheni aq shumë tek objektivi saqë ndonjëherë nuk do ju përgjigjeni as telefonatave e email-ve. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të ankoheni. Gjendja do jetë e mirë dhe do kryeni plot investime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do mundoheni të jepni imazhin më të mirë nga vetja në cdo plan. Shumë do arrijnë t’’iu zbulojnë pikërisht sot. Marrëdhënia në çift do jetë shumë më e mirë sesa disa kohë më parë. Do i sqaroni të gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni takime të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Bëjini sytë katër dhe mos u ngutni për asgjë. Në punë Saturni dhe Plutoni do ju bëjnë më të përqendruar. Do ju shkoni gjërave deri në fund pasi do jeni shumë herë më të qartë nga më parë. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen falë strategjisë që ju do përdorni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Ditë e shkëlqyer do jetë kjo e sotmja dhe sigurisht që komunikimi do luajë rolin kryesor. Nëse jeni në një lidhje do hidhni hapa të rëndësishëm në mënyrë që gjërat t’iu ecin sipas parashikimeve. Bashkëpunimi me partnerin do jetë më i fortë se kurrë. Ju beqarët do keni propozime të papritura nga të cilat nuk do përfitoni aspak. Nëse ushtroni një profesion që ju bën të jeni gjithë kohës në kontakt me njerëz, sot do merrni kënaqësi të mëdha. Të gjithë do ju dëgjojnë me kujdes dhe do ju përgëzojnë për çdo gjë që bëni. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm dhe reflektoni me kujdes që të mos keni tronditje apo probleme.

Ujori

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Yjet këshillojnë që gjatë kësaj dite të zgjidhni të mbani pranë personat që do ju nevojiten në shumë fusha dhe që janë simpatikë. Nëse keni një lidhje mendohuni shumë herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni me më shumë fat dhe do filloni një jetë shumë më ndryshe nga më parë. Në punë do mbroheni dhe Mërkuri dhe nuk keni për të bërë gabime. Dielli nga ana tjetër do ju bëjë më të fortë dhe më të vendosur për të ecur përpara. Financat do vazhdoni t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe çdo gjë do ecë si duhet. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshqit

Horoskopi i datës 16 gusht 2020

Sot do bëni të pamundurën për të shmangur çdo lloj konflikti dhe për të ruajtur një klimë të ngrohtë kurdoherë. Asgjë nuk do jetë e vështirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e begatë kjo e sotmja. Nëse sapo keni ndryshuar statusin mund të jeni ende të habitur për ndryshimet që po ju ndodhin, megjithatë do ja kaloni mirë. Ju beqarët do filloni të mendoni seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po iu josh prej muajsh. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju tregoni të gjithëve se sa të jeni në atë pozicion askush nuk do mund t’iu shkelë dot me këmbë. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.