Dashi

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Nëse nuk doni t’iu fillojnë problemet gjatë kësaj dite duhet të shmangni personat dhe situatat që do mund t’iu ndalin rrugën. Kundërshtimet do jenë të shumta, por nuk duhet të dorëzoheni. Ju që keni një lidhje do bëni gjithçka që keni në dorë për të krijuar një ambient harmonik dhe të gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj të ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli. Ju beqarët keni kohë që mundoheni për të gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet tuaja do japin fryte. Në punë do iu jepet një detyrë shumë e rëndësishme, por që për ta realizuar sa më mirë duhet të bashkëpunoni me persona të tjerë dhe të nxitoni pak. Në planin financiar mos nënshkruani asnjë kontratë për investime sepse nuk është momenti.

Demi

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Për shkak të ndikimit negativ të Hënës dhe Neptunit nervat tuaja do jenë të dobëta sot dhe mund të acaroheni nga gjithçka. Ju të dashuruarit nuk do bini dakord për asgjë me partnerin tuaj, prandaj dhe atmosfera do mbetet gjithë kohës e zymtë. Nga ana tjetër asnjeri nuk do pranoje të hape rrugë. Ju beqarët mirë do bëni të mos iu besoni personave që do ju thonë fjalë të bukura. Sipas Dritare.net, në punë, meraku që keni për disa çështje të rëndësishme, nuk do ju lërë të vazhdoni të qetë rrugën. Motivimi në shumë raste do ju mungojë tërësisht. Të ardhurat do jenë modeste. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të mëdha për disa kohë.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite dhe të mos kërkoni gjërat që keni parë nëpër filma. Asgjë nuk është ashtu si duket në to. Nëse keni një lidhje, në vend që t’i hidhni sytë diku tjetër për të përjetuar emocione të veçanta, përkushtojuni më tepër partnerit dhe mendoni si ta surprizoni atë. Ju beqarët do i merrni gjërat lehtë dhe nuk do nxitoheni aspak. Gjithçka është e programuar kur do ndodhë, mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë Marsi do ju bëjë më të sigurt dhe do arrini t’i bindni të tjerët për idetë që keni. Gjithsesi mirë është që çdo hap ta hidhni me kujdes. Në planin financiar nuk do tregoni maturia prandaj dhe situata do përkeqësohet.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Ditë plot shkëlqim ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Do bëni paqe me veten dhe do rifitoni besimin e humbur prej kohësh. Ju të dashuruarit do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste intime me të. Dita pritet të jetë fantastike. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe keni për të humbur disa mundësi të mira për të filluar lidhje. Në punë fati do jetë gjithë kohës me ju dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. As vetë nuk e dinit se kishit gjithë këto aftësi. Shefat do ua vënë më në pah cilësitë. Në planin financiar do ju realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që keni marrë nga një punë e kryer.

Luani

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Gjatë kësaj dite gjërat do jenë shumë më pozitive. Do dini të tregoheni të kujdesshëm me gjithçka dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni me shumë fat dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të paduruar sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do pendoheni shpejt. Marsi do ju bëjë më të logjikshëm dhe më pragmatikë në punë. Do i kuptoni gjërat mirë dhe do jeni të pandalshëm. Ambicia nuk ka për t’iu munguar asnjë çast. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që gjendja të stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Ka mundësi të jeni disi të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do e kontrolloni dot veten. Kërkoni ndihmë nga të afërmit nëse nuk doni të rrënoheni. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët nuk duhet ta kërkojnë dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë me afër nga sa mendoni. Në punë do keni shumë dëshirë të punoni fort dhe të merrni përgëzime për arritjet. Edhe pse do lodheni herë pas here, nuk do e lëshoni veten. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Do jeni shumë sharmantë sot dhe të gjithë do duan t’iu kenë pranë. Do përçoni ngrohtësi e dashuri pafund. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të re. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos u stresoni. Ju beqarët do ndiheni gati për të pranuar ftesa dhe për të bërë çmenduri me personat që do iu joshin. E rëndësishme është që nuk do mërziteni dhe do përjetojnë emocione. Sipas Dritare.net, në punë do lidhni kontakte me persona akoma më interesantë. Fati do ju buzëqeshë edhe më shumë kësaj here dhe do rifitoni më shumë besim tek vetja. Gjendja e të ardhurave do lërë shumë për të dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinakë do keni probleme serioze.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do dini mirë si të silleni përballë vështirësive të vogla që do ju dalin. Hëna dhe Neptuni do ju bëjnë shumë më të qartë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Ato do ju drejtojnë në rrugën e duhur dhe do kaloni çaste më të këndshme me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas një personi pa e njohur mirë dhe kjo mund të sjellë pasoja për të ardhmen. Për punën do jetë ditë intensive dhe goxha e ngarkuar, megjithatë falë mbështetjes së kolegëve gjithçka ka për të kaluar më lehtë. Mund të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Me financat do i keni punët shumë mirë dhe do mund të kryeni pak më tepër shpenzime sesa më parë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Nën ndikimin e yjeve do tregoheni shumë më të qetë gjatë kësaj dite, më të përkujdesur dhe të matur me gjestet. Ju të dashuruarit do e përforconi lidhjen që keni ndërtuar dhe do mendoni si ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Planet do i bëni bashkërisht. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, megjithatë ftesat për takime nuk do mungojnë. Në punë gjërat do ju ecin shumë mirë falë durimit dhe mençurisë. Nuk do keni më as kontradikta me kolegët, përkundrazi një pjesë të tyre di i keni mbështetje të madhe. Do e dini mirë si ta luani “vallen”. Në planin financiar do ecni në bazë të planeve dhe situata do fillojë të stabilizohet. Do kryeni çdo shpenzim pa frikë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do keni dëshira të çmendura dhe jo të gjitha do mund t’iu realizohen. Po nuk u treguat të logjikshëm edhe mund të vuani. Për ju të dashuruarit nuk do jetë e lehtë të ruani ekuilibrin. Shumë persona do ndërhyjnë dhe do kërkojnë t’ua prishin planet. Tregohuni më të fortë dhe krijoni barriera mbrojtëse. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe do humbin disa mundësi të mira që do iu jepen për takime. Në punë shprehini mendimet tuaja, por mos këmbëngulni që të bëhet ashtu si thoni ju. Lërini të tjerët të mendohen dhe t’iu japin të drejtë. Në planin financiar do jeni me fat. Gjendja do ketë përmirësime të paimagjinueshme ndonjëherë.

Ujori

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Do keni dëshira të shumta gjatë kësaj dite, por nuk do veproni për t’i realizuar ato. Do ndiheni si të ngurosur dhe nuk do hidhni dot asnjë hap. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë pasive. Asgjë nuk do ndryshojë nga disa kohë më parë dhe në momentet dërrmuese do jeni të mërzitur. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft tërheqës dhe do bëni për vete çdo person që do iu kalojë pranë. Në punë nuk do i duroni dot kritikat që do ju bëhen gjithë kohës dhe në një moment do mendoni edhe të hiqni dorë përfundimisht. Mos u nxitoni sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë shumë më të mira, prandaj do e keni mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim pak më të madh se zakonisht.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 gusht 2020

Sot do e kuptoni se çfarë do të thotë të kesh fat në jetë. Venusi dhe Jupiteri do ua zbukurojnë aq shumë jetën saqë do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qetë. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe në mbrëmje do dilni për një darkë të veçantë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare dhe gjithçka do ju ndryshojë brenda disa orësh. Në punë do jeni imazh i mirësisë dhe drejtësisë. Nuk do lejoni që askush t’iu shfrytëzojë as ju dhe as kolegët tuaj. Nga ana tjetër detyrat e dhëna do i përmbushni si duhet. Në planin financiar mirë është të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Situata nuk do jetë ashtu si do të donit.