Horoskopi i datës 17 korrik 2021

 

Dashi
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Yjet do i keni përherë pranë sot dhe në shumë momente do ju duket sikur asgjë nuk është e vështirë për t’u kaluar. Nëse keni një lidhje, rrjedha e gjërave do varen tërësisht nga sjellja që do keni me partnerin. Mos e acaroni atë dhe nga ana tjetër mos e lini asnjëherë pas dore. Ju beqarët duhet të jeni më të hapur ndaj personave të panjohur sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të fshihet pas tyre. Në punë do luftoni fort për të arritur atje ku dëshironi dhe përpjekjet tuaja do vlerësohen mjaft nga eprorët. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, megjithatë aspak e keqe.
Demi
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Të shumtë do jene ata që do ju vihen kundër sot, por armatura juaj do jetë e fortë dhe askush nuk do mund t’iu rrëzojë. Nëse jeni në një lidhje kujdes me xhelozinë e tepruar sepse do e largoni edhe më shumë nga vetja partnerin. reflektoni dhe qetësohuni sepse asgjë nuk është ashtu si mendoni. Nëse jeni beqarë mundet të keni edhe dashuri me shikim të parë sot vetëm se duhet të dilni më shumë. Sipas Dritare.net, në punë çdo gjë do jetë e qartë dhe do dini të hidhni hapat e duhura. Nuk do ja falni vetes gabimet prandaj do reflektoni para se të hidhni hapa. Gjendja e financave do përmirësohet akoma më shumë kështu që shpenzoni pa frikë për gjërat e nevojshme.
Binjakët
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Hëna do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për t’ia mbathur sot. Mund të keni nevojë edhe për pak kohë pushimi e reflektimi. Nëse jeni në një lidhje pëshpëritini atij në vesh dëshirat që keni dhe do e shihni që ai do mundohet t’ua plotësojë me çdo kusht. Për ju mund të lërë pas dore çdo gjë tjetër. Ju beqarët do jeni kërkues dhe nuk do bindeni nga personat që do iu afrohen. Në punë do jeni kompetentë dhe do keni talentin e madh për t’ua mbushur mendjen të tjerëve se keni bërë çdo gjë në rregull. Provokimeve as nuk do ua vini veshin fare. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat kryesore kështu që mos merrni hua për të blerë gjëra qejfi.
Gaforrja
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Humori dhe aspiratat do ndryshojnë herë pas here sot. Në disa momente madje do ndiheni edhe të turbullt ne mendime për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje herë do dashuroheni me shumë pasion e herë do debatoni me ashpërsi. Sidoqoftë emocionet do jene të forta dhe dita do mbyllet mirë. Ju beqarët mund të pëlqeni persona të paqëndrueshëm dhe po hodhët hapa mund të lëndoheni në të ardhmen. Në punë do jeni të guximshëm dhe më tepër fat do keni nëse bëni pjesë në fushën e shitjeve dhe tregtisë. Do përballoni me sukses edhe disa klientë të pavendosur dhe acarues. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe.
Luani
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Venusi dhe Luani do sjellin shkëlqim në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë momente romantike, përkëdhelje dhe ledhatime. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni takime vërtet cilësore prej të cilave do fillojnë lidhje serioze. Në punë mirë është që të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa edhe sikur të jeni plotësisht të bindur. Më mirë të parandaloni të papriturat e pakëndshme. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe situata do ketë tronditje.
Virgjëresha
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Për shkak të dëshirës së madhe për të arritur të gjitha objektivat sot mund të bëheni edhe irritues. Nëse keni një lidhje mos ja hidhni fajin partnerit për gjërat që nuk do ju ecin mirë sepse ai nuk do durojë shumë. Disa debate të vogla mund të mjaftojnë për të shkatërruar atmosferën e ngrohtë që ishte krijuar. Nëse keni një lidhje nuk do druheni aspak të bëni deklarata të forta edhe pse mund të keni dyshime se do refuzoheni. Në punë do kaloni një ditë plot stuhi. Asgjë nuk do jetë e lehtë për t’u arritur dhe do keni kundër edhe kolegët. Në planin financiar sado të mundoheni nuk do arrini dot ta mbani situatën të qëndrueshme.
Peshorja
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Dita e sotme do jetë dita e marrjes së vendimeve dhe kalimit të sfidave. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen. E rëndësishme është që çdo gjë do e bëni bashkërisht dhe pa mbajtur kokën mënjanë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet të ngatërroni miqësinë me dashurinë sepse nuk do fitoni asgjë, ndërkohë që mund të largoni nga vetja miq të mirë. Në punë disa kolegë do iu tregojnë pistat që duhet të ndiqni për të arritur atje ku dëshironi. Në planin financiar do bëni mirë ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve sepse do gjendeni në vështirësi nesër.
Akrepi
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Mërkuri do ju bëjë ambiciozë dhe të pandalshëm sot, vetëm bëni kujdes që të mos shkelni mbi tjetrin për të arritur atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje duhet ta lini veten të lirë dhe të argëtoheni ashtu si do ju vijë. Mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse ende jeni beqarë filloni të joshni me maturi dhe gjeste delikate sepse ashtu do keni sukses. Në punë do jetë Marsi ai që do iu japë energjinë e duhur dhe ide fantastike për të përmbyllur me sukses çdo gjë. Paratë do jenë edhe më të mira nga sa i kishit parashikuar.
Shigjetari
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Saturni do ju bëjë të paduruar dhe nevrikë sot çka mund ta ndërlikojë situatën në shumë momente. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie shumë të ngrohtë me partnerin sepse do dëgjoni fjalët e bitis që do ju flasin keq. Gjeni një moment për të folur qetësisht sa më parë sepse përndryshe gjithçka e bukur që keni ndërtuar do shkatërrohet. Nëse jeni beqarët do jeni të palogjikshëm dhe mund të hidhni shikimin atje ku nuk duhet. Jeta juaj do ndërlikohet edhe më tepër. Në punë pavarësisht pengesave do jeni produktivë dhe do mblidhni ato që keni mbjellë. Për financat fatmirësisht do keni mbështetjen e të afërmve.
Bricjapi
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Ka shumë mundësi të jeni nervozë gjatë kësaj dite dhe në disa momente as vetë nuk d e kuptoni çfarë do bëni. Nëse keni një lidhje zor se do qetësoheni plotësisht sa për t’u dashuruar si do e ndjeni. Do keni disa dyshime për partnerin që nuk do ju lënë aspak të qetë. Ju beqarët pavarësisht se do e keni mendjen përherë tek personat e rinj që do ju kalojnë pranë nuk do mund ta gjeni dot të duhurin. Në punë do jeni gjithë kohës nën presion dhe shumë herë do jeni të paqartë për hapat që duhet të hidhni. Dëgjojini me shumë kujdes shefat kur t’iu flasin. Me financat duhet të jeni super vigjilentë.
Ujori
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Sot do zhgënjeheni pasi do e kuptoni se shumë kanë përfituar nga bujaria juaj. Më mirë merrni masa sa më parë edhe pse mund t’iu duken të ashpra. Nëse keni një lidhje do e shprehni shumë dashurinë që keni në zemër, por për fat të keq nga pala tjetër nuk do merrni të njëjtën gjë. Kjo do ju mërzitë dhe mund t’iu bëjë edhe pak agresivë. Nëse jeni beqarë vetëm në mëngjes mund të keni disa takime, por edhe ato nuk priten t’iu sjellin ndryshime të jashtëzakonshme. Në punë do ndiheni më të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe nuk do ndaleni pavarësish xhelozisë dhe rivalitetit. Në planin financiar do bëni të pamundurën për të ruajtur kontrollin.
Peshqit
Horoskopi i datës 17 korrik 2021
Kjo do jetë një ditë e përkryer për ju. Lëreni veten të lirë, hapeni zemrën dhe provoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri t’iu surprizojë herë pas here dhe shumë do bëhen xhelozë për fatin që ju ka rënë. Tregojini edhe ju atij sa shumë e dashuroni. Ju beqarët do e tregoni talentin sportiv dhe me anë të tij do tërhiqni më shumë vëmendjen. Në punë priten ndryshime, por jo shumë pozitive. Tregohuni të gatshëm të tentoni për çdo gjë edhe sikur në një moment të gaboni. Gjendja financiare ka për të pasur goxha përmirësime dhe kjo falë masave shumë të mira që keni marrë së fundmi.
Back to top button