Dashi

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Ditë shumë ë paqëndrueshme ka për të qene kjo e sotmja. Në disa momente mund të ndieni gëzim në shpirt e në disa të tjera brengosje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të qëndroni më këmbë në tokë dhe të mos kërkoni gjëra të mëdha sepse partnerit do i duket vetja i padobishëm që nuk do ua plotësoje dhe mund t’iu lërë të lirë. Ju beqaret do mendoni të mos bëni ndryshime, por një takim i orëve të vona mund t’iu bëjë të ndryshoni mendim. Jeta profesionale do jete e favorizuar dhe plot arritje. Ky sektor do iu bëjë të buzëqeshni dhe të keni shpresë. Buxheti do jetë goxha i mirë për shkak të përkudjesit të treguar së fundmi.

Demi

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj dhe do ju shtojnë shpresën. Nëse keni një lidhje sot di futeni në një etapë shumë më ndryshe dhe do ju duket sikur do rilindni. Do doni të qëndroni çdo moment pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Edhe ju beqarët mund të filloni një romancë pasionantë që në fakt ka për t’u shndërruar shpejt në një dashuri afatgjatë. Në punë herë pas here gjërat do ju duken të vështira, por çdo gjë do zgjidhet shpejt. Sipas Dritare.net, të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësimet e para pasi këshillimeve që keni marrë së fundmi.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Bëni atë që ndieni gjatë kësaj dite sepse koha nuk kthehet pas dhe ajo ikën me shumë shpejtësi. Edhe nëse jeni në çift edhe nëse jeni beqarë mendjen do e keni tek çështjet e dashurisë. Fatmirësisht falë mbështetjes së Jupiterit mundësitë për të arritur lumturinë do jenë të shumta. Nëse jeni ende beqarë, mund t’iu shfaqet para dikush me të cilin do bini në dashuri. Në punë të gjithë kolegët do kërkojnë mbështetjen tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më mirë. Planet tuaja do realizohen fije për pe. Me financat nuk do tregoheni aspak vigjilentë dhe mund të bëni edhe çmenduri. Para se të shpenzoni kontrolloni njëherë buxhetin.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Sot do jeni shumë të kujdesshëm dhe do reagoni në momentin e duhur. Asnjë e papritur nuk do ju ndodhë dhe dita nuk do jetë pafundësisht e trazuar. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar. Duhet thëne se Saturni, i cili nuk lejon as dialogun dhe as tolerancën, do ndikojë mjaft tek ju. Bëni çmos që të ulni tensionin. Ju beqarët do keni një ditë më të qetë dhe nëse doni të takoni shpirtin binjak duhet të prisni edhe pak. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe të pandalshëm. Keni për t’i arritur objektivat edhe më shpejt nga sa kishit menduar. Kujdesuni pak më tepër për financat që të mos keni surpriza të këqija. Në fakt do keni tendencë të shpenzoni goxha.

Luani

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Urani do ndikojë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj dhe do ju bëjë të jeni të qeshur. Nëse keni një lidhje mund të bëni e mund të merrni deklarata me personin në krah. Mjedisi yjor ka për të qenë i favorshëm për gjithçka. Nëse jeni beqarë mundohuni të tregoheni më pak kërkues dhe keni për të gjetur më shumë persona të përshtatshëm. Në fund të fundit askush është perfekt dhe duhet ta pranojmë këtë gjë. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide fantastike si të arrini më lart dhe do ja dilni t’i realizoni. Për të stabilizuar financat do luftoni aq fort saqë nuk e kishit menduar ndonjëherë, por në fund ama do arrini rezultatet e shumëpritura.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Shpesh do ndiheni të pafuqishëm sot dhe nuk do arrini dot të hidhni hapat që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu prishin punë prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do jeni shumë lozonjarë dhe joshës kështu që mund të tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Në punë vështirësitë do ekzistojnë. por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni plotësisht veten. Merrni masa dhe mund t’ia dilni mbanë. Sektori i financave do jetë me shumë fat. Do keni para edhe për të bërë investime edhe për të hequr mënjanë.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Herë pas here do jeni me nerva sot dhe mundet të debatoni ashpër me këdo që do ju dalë përpara. Jeta juaj në çift mund të ketë edhe momente delikate, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni asnjë lloj ndryshimi në jetën tuaj sepse edhe ashtu do ndihen për mrekulli. Në punë nuk do doni aspak të dëgjoni çfarë të tjerët do ju thonë dhe duke vepruar me impulsivitet e kokëfortësi mund të gaboni. Sipas Dritare.net, buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj ditë dhe të mos bini pre e provokimeve të të tjerëve. Falë Neptunit, jeta juaj në çift do jetë e pështjelluar. Mund të kaloni goxha vështirësi dhe mund të endeni në një ambient gënjeshtrash dhe dinakërie. Nëse jeni beqarë do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë nuk do doni t’iu besoni premtimeve të të tjerëve. Në punë do shkëlqeni edhe më shumë nga mund ta kishit menduar. Do trajtoni edhe një çështje që paksa delikate. Në planin financiar nuk do ketë asnjë përmirësim të të ardhurave. Mos ëndërroni dhe mos iu besoni as lojërave të fatit. Bëni nga pak kursim.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Sot nuk do rrëzoheni para asgjëje dhe do luftoni fort derisa të arrini atë që dëshironi. Marsi, do të rizgjojë edhe me indiferentët ndërmjet jush. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes nga tradhtitë që mund ta tronditin marrëdhënien tuaj. Për ju beqarët ambienti do jetë mjaft i përshtatshëm për dashuritë me shikim të parë. Do keni mundësi të shumta dhe duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë do jeni edhe më këmbëngulës dhe do jeni gati të pranoni edhe detyra të reja. ka ardhur koha të mendoni më shumë për jetën profesionale. Neglizhenca në menaxhimin e financave rrezikon t’iu kushtoje shtrenjtë. Kufizojini pak shpenzimet sa pa qenë ende vonë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Ditë aspak problematike kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerit do bazohet tek bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok. Do jeni shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët duhet të dëgjoni përherë zërin arsyes sepse vetëm ashtu keni për të pasur jetën që keni ëndërruar. Në punë do dini të bëni përpjekjet e duhura dhe gjendja do përmirësohet. Kolegëve të vjetër mund t’iu besoni pa frikë. Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë për qejf.

Ujori

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do arrini të ruani optimizmin dhe disa takime të reja do ju bëjnë të reflektoni më mirë. Nëse keni një lidhje përgatituni për momente shumë të veçanta e të privilegjuara. Do dashuroni dhe do ju dashurojnë me shumë pasion. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar lëreni veten të lirë dhe luani me sharmin që keni pasi keni për të arritur atë që doni. Në punë do jetë një ditë interesantë. Do ndërmerrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe keni për të arritur lart e më lart. Financat mund të kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 tetor 2020

Nëse nuk bëni asnjë çmenduri dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë nuk do keni asnjë problem sot. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Nëse jeni beqarë nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Në punë më mirë sigurohuni mirë para se të veproni në mënyrë që mos gaboni e mos lëndoheni. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.