Dashi

Dashi

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Demi

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Gjatë kësaj dite mëngjesi do jetë pak i turbullt dhe shumë mendime do ju qarkullojnë mbi kokë. Gjithsesi me kalimin e orëve do jeni më të qartë dhe gjërat do ecin normalisht. Jeta në çift do të influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu që keni pasur do të zgjidhet. Përfitoni nga kjo situatë për të folur për gjithçka pa pasur frikë dhe pa hezitim. Ju beqarët kësaj here do tërhiqeni nga persona shumë më të rinj në moshë. Nga njëra anë është më mirë kështu sesa të lidheni me dikë më të madh. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi të ndërroni pak drejtim, megjithatë rëndësi ka që t’ia dilni mbanë në çdo situatë. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të tregoheni të matur.

Binjakët

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Do vazhdoni të keni shumë pikëpyetje edhe sot për jetën në tërësi dhe jo të gjithave do ju gjeni zgjidhje. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk kanë për t’iu shkuar mirë me partnerin. Keni kohë që jeni të stresuar dhe keni vështirësi në komunikim. Bëni çfarë të mundni për të ndryshuar sa më parë sjellje dhe pranojini gabimet e bëra. Hëna do ndikojë pozitivisht për ju beqarët. Ajo mund të sjellë edhe një takim shumë të këndshëm. Në punë Dielli do ju bëjë më të matur dhe më këmbëngulës. Nëse keni vënë disa objektiva sot do i arrini menjëherë. Ekuilibri financiar do të prishet nga Plutoni. Bëni kujdes nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.

Gaforrja

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t’ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar dhe të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për jetën sentimentale te të gjithëve. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e ngrohtë, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Ju beqarët edhe pse do hasni disa pengesa do i shprehin ato që ndieni. Pritet një dite me shumë fat për ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse në fakt gjërat do ju ecin më së miri dhe kolegët kanë besim tek ju. Sot do mundoheni të ruani një ekuilibër financiar dhe do kontrolloni dëshirat për të shpenzuar pa kufij. Para se të veproni, mendohuni mirë.

Luani

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe më të zotët për të çuar përpara projektet e nisura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do keni probleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni objektivë dhe do i keni shumë të qarta qëllimet që doni të arrini. Pengesat do jenë të njëpasnjëshme, por jo të pakalueshme. Financat do konsolidohen tej mase, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshorja

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.

Akrepi

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Ka rrezik që Ujori t’iu nxitë të rebeloheni me çdo gjë dhe ndaj çdokujt sot. Me pak fjalë nuk do jeni aspak në humor të mirë. Nëse keni një lidhje do jeni me fat pasi partneri juaj është i kuptueshëm e i duruar dhe do ju qëndrojë pranë edhe kur të gaboni. Për ju beqarët ka mundësi të rikthehet një dashuri e vjetër, megjithatë në kushtet ku ndodheni më mirë mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do e shprehni hapur pakënaqësinë me ato që do arrini dhe mundet të konfliktoheni me kolegët. Do ua hidhni fajin atyre për problemet që po ju ndodhin. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata do bëhet delikate.

Shigjetari

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthese të gabuar. Një darkë romantike mund të bëjë edhe mrekulli për të konsoliduar lidhjen tuaj. Për sa iu përket ju beqareve, planetët do vënë në plan të parë çështjet e zemrës. Priten takime të reja e pasionante. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka. Yjet do ndikojnë pozitivisht dhe negativisht tek financat. Tregohuni më të matur.

Bricjapi

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Për shkak të ndikimit të fortë të Hënës sot ju do kërkoni çdo gjë menjëherë. Çdo sekondë e ikur kot do ju duket një përjetësi që duhet ta shfrytëzonit. Nëse keni një lidhje mos u bëni tekanjozë dhe të paduruar sepse keni për të pasur vetëm probleme. Ju beqarët do jeni dominues në ambientin ku do qëndroni dhe të gjithë do i kenë sytë nga ju. Mund të merrni edhe propozime interesante. Në punë do merrni mbështetje dhe besim nga të gjithë kështu që gjërat do ju ecin më së miri. Nuk do zhgënjeheni aspak nga vetja. Gjendja e financave do lerë shumë për të dëshiruar kështu që mundohuni të kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Neptuni do ju nxitë të reflektoni me kujdes në çdo moment dhe të mos bëni gabime. Do i vlerësoni edhe këshillat e të tjerëve. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të tregoheni akoma më të duruar. Partneri ju do pafundësisht, por ngarkesa profesionale ka bërë që të mos ju kushtojë vëmendjen maksimale. Nëse jeni beqarë mendojini gjerë e gjatë gjërat para se të hidhni hapa sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë po u treguat pak të duruar do dilni më të fituar. Mundohuni që për çdo gjë të bashkëpunoni fort me kolegët dhe të mos mbani kokën mënjanë për problemet e së shkuarës. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe, përkundrazi mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Peshqit

Horoskopi i datës 18 qershor 2020

Neptuni dhe Plutoni do ju bëjnë të keni më shumë besim tek intuita juaj sot. Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm. Jeta sentimentale për të gjithë ju që keni një lidhje do jetë plot dinamizëm. Edhe nëse keni kaluar një faze delikate do rregulloni çdo gjë dhe dialogu do të rivendoset. Nëse jeni beqarë, planetët do jenë mjaft premtues. Shikoni me kujdes kudo që të shkoni sepse do gjeni atë që kërkoni. Në punë do keni shumë ambicie dhe nuk do ndaleni për asnjë moment pavarësisht se do lodheni. Nëse keni diçka për t’i kërkuar shefit bëjeni patjetër sot. Financat do të ndikohen nga Dielli dhe ju do shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes sepse gjendja nuk është shumë e mirë dhe shpejt mund të mbeteni me xhepat bosh.