Dashi

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Demi

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Në mëngjes mund të zgjidheni me përtesë dhe pa dëshirë për të bërë diçka, por gjithçka do ndryshojë shpejt. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerantë. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për ju. Në punë, Urani dhe Mërkuri do ju bëjnë më të motivuar dhe më të guximshëm se më parë. Do jeni edhe intuitivë dhe çdo gjë do ju realizohet më së miri. Sipas Dritare.net, buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Binjakët

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Pendohuni dhe kërkoni falje për gabimet e bëra. Vetëm kështu do gjeni qetësinë dhe do ndiheni të çliruar. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu prishin punë prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do jeni shumë lozonjarë dhe joshës kështu që mund të tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqeni. Në punë energjia do ju pushtojë gjithë kohës dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Do lodheni, por do keni goxha arritje. Sektori i financave do jetë me shumë fat. Do keni para edhe për të bërë investime edhe për të hequr mënjanë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Do zgjidheni me humor shumë të mirë sot dhe do bëni çdo gjë që do e mendoni të logjikshme. Ju të dashuruarit do gjeni mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar partnerit sa shumë e doni dhe ai do ndihet më së miri. Nëse keni kohë bashkë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, por nuk do ju mungojnë njohjet që shumë shpejt do shndërrohen në diçka më shumë. Në punë duhet t’i paraprini problemet dhe duhet të merrni masa. Dijeni që shefat dhe kolegët ju shohin me adhurim për ato që keni arritur deri më sot. Financat pa asnjë lloj problemi.

Luani

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione të forta. Shfrytëzojeni situatën për të folur shtruar edhe për disa tema të ndërlikuara. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të merrni vendime përndryshe do gaboni dhe do vuani. Në punë do i keni të gjitha kartat nëpër duar për të arritur atë që keni dashur gjithmonë. Do bëni edhe një marrëveshje me disa kolegë. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll me mënyrën e menaxhimit dhe me vendosmërinë që do keni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Herë pas here do jeni të irrituar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshni personin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni ende të vetmuar. Në punë nuk do i realizoni detyrat në kushtet më të mira, por kjo nuk duhet t’iu dekurajojë. Përpiquni deri në minutën e fundit për të arritur sa më lart. Buxheti nuk ka për të qenë i mirë pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara e me pasoja të renda për të ardhmen.

Peshorja

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Asgjë nuk do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni pafundësisht mirë në çdo moment. Ju të dashuruarit do ndiheni pafund të lumtur që gjërat do marrin drejtimin e duhur. Do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni shumë premtimeve që do iu bëhen, por në çdo moment duhet të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do iu hapen horizonte të reja dhe keni për të arritur shumë më tepër nga sa e kishit menduar. Do i kaloni edhe sfidat më të vështira. Sipas Dritare.net, buxheti do mbetet në gjendjen që ka qenë.

Akrepi

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Hëna dhe Marsi do ndikojnë negativisht tek jeta juaj sot kështu që duhet te përgatiteni për probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do favorizohet aspak nga yjet. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do falni. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por asnjeri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të hedhur hapa më tej. Në punë duhet të përqendroheni më shumë dhe nuk duhet të besoni tek askush. Vetëm ju mund t’i rregulloni gjërat. Problemet financiare do i zgjidhni shpejt sepse Plutoni do ju drejtojë në rrugën e duhur. Bëjini vetes ose të afërmve ndonjë dhuratë të vogël.

Shigjetari

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Sado që të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta ruani ambientin e ngrohtë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni tejet konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Në të kundërt, nëse jeni beqarë, do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do ketë disa ndryshime dhe përgjegjësitë do shtohen. Do vuani paksa në fillim, por më vonë keni për të marrë frytet e shumëpritura. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ngrini shumë pikëpyetje dhe do mendoni të ndaleni për një moment. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë një ditë e mbushur me vështirësi. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do realizoni takimin e tuaj të ëndrrave. Për ju çdo gjë ka për të qenë me ndryshime tani e tutje. Në punë do diskutoni gjatë më disa kolegë për detyrat që keni marrë përsipër. Mund të ndihmoni njëri-tjetrin dhe do i arrini më shpejt objektivat. Merkuri do ju sjellë fat në planin financiar dhe buxheti ka për të qenë shumë i mirë.

Ujori

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Edhe pse do përtoni paksa, më në fund do i arrini ato që keni programuar. Ju të dashuruarit do i keni shumë të qarta mendimet dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë marrëdhënien që keni. Edhe partneri do përgatisë surpriza të këndshme. Ju beqarët do jeni të vendosur të kërkoni persona me të cilët të filloni lidhje serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Në punë më mirë merrini gjërat shtruar dhe mos bëni premtime të cilat nuk do i mbani dot. As kolegëve mos ju besoni verbërisht nëse nuk doni të keni probleme. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që nuk do keni për çfarë të merakoseni.

Peshqit

Horoskopi i datës 2 tetor 2020

Do ketë disa gjëra që do ju rëndojnë shumë sot dhe nuk do ju lënë aspak të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e vështirë. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me atë që keni në krah, madje edhe kur ta kuptoni që do e keni gabim, nuk do e ulni hundën. Ju beqarët do e dini gjithmonë si të joshni dhe shumë gjera për ju do ndryshojnë brenda disa orëve. Në punë do iu jepen detyra edhe më të rëndësishme për të cilat duhet të mundoheni më shumë që t’i realizoni si duhet. Asgjë nuk është e lehtë, por me dëshirën e mirë gjithçka mund të arrihet. Financat do jenë më të kënaqshme dhe investimet që do kryeni nuk do e turbullojnë aspak situatën.