Dashi

Dashi

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj dite gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Demi

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me lehtësi. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asnjë lloj konflikti. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin dhe marrëdhënia juaj do forcohet akoma më shumë. Për të mirën e të dyja palëve mendoni të dilni për ndonjë darkë. Ju beqarët do e kuptoni se personi që keni afruar disi së fundmi nuk ju pëlqen vërtet dhe do vendosni të mos shoqëroheni më. Sipas Dritare.net, në punë nuk do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do ju duhet të përballeni edhe me sfida të vështira në disa momente. Me financat do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime menaxhimi.

Binjakët

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Hëna do ju bëjë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja sot dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që do bëni. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Do flisni më hapur me atë që keni në krah dhe së bashku do bëni përpjekje për më të mirën. Ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni. Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërqëndrimit tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët. Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta.

Luani

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.

Peshorja

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më gati për të filluar një lidhje afatgjatë me të. Do diskutoni më lirisht dhe nuk do druheni për asgjë. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nga frika zhgënjimeve as nuk do guxoni të tentoni. Sipas Dritare.net, në punë përdorni më shumë argumentet e duhura për të justifikuar vendimet që do merrni. Mos u dorëzoni edhe nëse jeni pa mbështetje. Financat do jene më të mira dhe kjo do ju mbushë me optimizëm.

Akrepi

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Shigjetari

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas herë të jeni edhe të duruar. Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në kokë. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet.

Bricjapi

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime. Kjo ditë nuk do jetë më e mira për këtë sektor. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.

Ujori

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Ju të dashuruarit do keni dëshirë të qëndroni sa më pranë atij që keni në krah dhe për këtë arsye do lini pas dore gjithçka tjetër. Mbrëmja mund të jetë e mbushur me deklarata të forta. Nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur sot, falë sensualitetit që do keni, mund të tërhiqni dikë. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me financat do jeni shumë praktikë dhe do dini ta mbani gjendjen nën kontroll.

Peshqit

Horoskopi i datës 20 qershor 2020

Sot do jeni gati për të bërë çdo lëvizje e për të provuar gjëra të reja në çdo fushë. Ju të dashuruarit do ndiheni në harmoni të plotë me partnerin tuaj. Do ndani edhe disa sekrete me njëri-tjetrin dhe do bëheni akoma më të afërt. Për ju beqarët kjo do jetë një ditë e rëndësishme. Ata do marrin disa propozime që as nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë. Surprizë do jenë edhe personat që kanë organizuar gjithçka. Në punë mirë është të bëni një ndryshim tërësor të mënyrës së të vepruarit sepse po vazhduat si gjithmonë nuk do keni ndonjë arritje të madhe. Për menaxhimin vini në punë logjikën dhe nuk keni për të gabuar.