Dashi

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Gjërat kanë për t’iu ecur keq gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. Për ju që keni një lidhje, jeta ka për të pasur goxha tronditje. Nuk do doni të toleroni aspak dhe gjatë gjithë kohës do mundoheni të dalë e juaja. Ju beqarët do interesoheni mjaft për një person, por kur ta keni me pranë do zhgënjeheni. Ende nuk do ketë ndryshime në status dhe më mirë tani për tani. Në punë, për të përmbushur të gjitha ambiciet, duhet të luftoni shumë dhe të krijoni miqësi me të gjithë. Aleancat do ju ndihmojnë mjaft. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë dhe më i qëndrueshëm.

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Dielli dhe Mërkuri do ua bëjnë ditën shumë të bukur. Do dini gjithë kohës si të silleni dhe do hidhni hapat e duhura. Ju të dashuruarit do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj dhe mund të mendoni t’i përgatisni edhe disa surpriza të këndshme atij. E rëndësishme është që të dy palët të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Në punë nuk do lejoni askënd t’iu dalë para e t’iu pengojë. Ju do jeni të aftë të lëvizni çdo lloj guri për të arritur atje ku doni. Si[as Dritare.net, buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e menduara më herët.

Binjakët

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Gjatë kësaj dite, si për çudi, shumë gjëra kanë për t’iu ndryshuar për mirë dhe do emocionoheni pafund. Nëse keni një lidhje, dialogu do rivendoset sërish në jetën tuaj dhe do mund të zgjidhni edhe disa probleme të vogla që më parë ju kanë shqetësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të hidhni hapa gjigande dhe mund t’i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në fakt keni për t’u penduar shpejt. Në punë nuk do doni të ndiqni disa rregulla strikte dhe do preferoni ta bëni çdo gjë ashtu si mendoni. Në planin financiar do e dini mirë si të veproni që situata t’iu mbetet gjatë gjithë kohës e mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Dëgjoni më shumë zemrën gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë aspak të humbur. Nga ana tjetër duhet edhe të falni më tepër që të çliroheni edhe vetë. Nëse keni një lidhje, besojini partnerit tuaj për të gjitha ato që do ju thotë sepse nuk keni për t’u zhgënjyer asnjëherë. Nëse ai ju bën një propozim pranojeni pa u menduar dy here pasi do përjetoni shumë emocione. Ju beqarët do ndiheni keq herë pas here për shkak të disa problemeve profesionale dhe nuk do preferoni ta kërkoni dashurinë. Në punë çdo gjë do jetë rutinë. Do bëni atë që keni bërë gjithmonë pa menduar për diçka më ndryshe. Në planin financiar ndryshimet do jenë pozitive.

Luani

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Për të pasur një ditë më të bukur sot, mundohuni të jeni paksa më kreativë. Nëse keni një lidhje dhe doni të jetoni në harmoni të plotë duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin dhe të mos e gënjeni atë për asgjë. Për ju beqarët do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe çdo gjë do ndryshojë përgjithmonë. Në punë do keni aftësi goxha të mira dhe do merrni kënaqësi pafund. Gjithë përpjekjet dhe sakrificat e bëra më në fund do shpërblehen. Buxheti do kërkojë pak më tepër vëmendje dhe përkushtim. Po u sollët në këtë mënyrë jo vetëm që nuk do hasni probleme, por mundet të keni edhe përmirësime.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për gjërat që duhet të bëni dhe do dini si të veproni. Ju që keni një lidhje do dashuroheni qetësisht me partnerin tuaj gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jenë më të forta se kurrë më parë. Do qeshni e madje do diskutoni shtruar edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës ardhur nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët nuk do arrini ta tërhiqni pas vetes atë që pëlqeni edhe sikur të bëni sakrifica. Në punë mirë është të reflektoni me kujdes para se të veproni në mënyrë që as nesër të mos ju lindin probleme. Duhet të jeni më largpamës. Me shpenzimet, po u treguat të pamatur, keni për të pasur probleme serioze.

Peshorja

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Gjatë kësaj dite do i bëni gjërat me plan dhe do kujdeseni mjaft për gjithçka. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse nuk do keni shumë kohë të lirë, do e gjeni mundësinë për të kaluar disa momente me partnerin dhe për t’ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet ta kërkoni larg dashurinë pasi ajo gjendet shumë më pranë jush. Në punë do përdorni gjithë kohës diplomacinë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Për ju asgjë nuk është e paarritshme. Sipas Dritare.net, Saturni do iu bëjë të kthjellet dhe do dini si ta menaxhoni më së miri buxhetin. Në këtë sektor nuk do ketë aspak tronditje.

Akrepi

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja. Do jeni të logjikshëm dhe gjithçka do ju ecë për mrekulli. Ju të dashuruarit do argëtoheni pafund së bashku me partnerin tuaj dhe në asnjë moment nuk do ndiheni të mërzitur. Ndërmjet jush dhe atij nuk do lindin aspak mosmarrëveshje pasi sinqeriteti do mbizotërojë. Ju beqarët do merrni plot ftesa, por do i refuzoni ato me arsyen që jeni në pritje të dikujt më interesant. Në punë do keni shumë guxim dhe forcë. Do merrni përsipër edhe disa detyra të kolegëve dhe do i përfundoni ato në kohën e caktuar. Në planin financiar mendohuni gjatë para se të bëni çdo investim në mënyrë që të mos lëndoheni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Planetët do vazhdojnë t’iu mbështesin gjatë kësaj dite dhe do iu hapin shumë porta. Do jeni gjatë gjithë ditës me humor të mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund të gjeni ekuilibrin e kërkuar dhe harmoninë. Nuk do keni pikë dyshimi për partnerin e do dashuroheni më lirshëm. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do dinë të joshin personat e duhur. Në ponë do keni performancë më të mira. Shefat do ju vlerësojnë dhe do iu japin disa detyra me më shumë përgjegjësi. Sektori financiar nuk do jetë aspak i keq, por nëse shpenzoni për çdo gjë që do iu shkojë ndër mend keni për t’u penduar.

Bricjapi

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Do hiqni dorë nga disa zakone të vjetra sot dhe do bëni gjithçka ndryshe për të përjetuar edhe më tepër emocione. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e gëzueshme. Do përjetoni vetëm emocione pozitive. Edhe ju beqarët do jeni të privilegjuar në dashuri dhe me shumë gjasë jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Duhet të bëheni gati edhe për ndonjë ngjarje të befasishme, por interesante. Në punë do keni nevojë të punoni vetëm dhe shefat do ua japin këtë mundësi. Ju mbetet ju ta shfrytëzoni. Nëse shpenzimet i kryeni me kujdes dhe maturi gjendja financiare nuk do jetë e keqe.

Ujori

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020
Mundohuni të ruani sa më shumë ekuilibrin dhe vetëpërmbahuni sot. Ju të dashuruarit mund të keni herë pas here disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, megjithatë gjithçka do kalohet shpejt. Ju beqarët do keni vetëm disa mundësi për aventura kalimtare, kështu që do jetë në dorën tuaj nëse do doni të përfitoni prej tyre apo jo. Në punë do keni goxha vështirësi dhe shumë gjëra nuk do ju ecin si i kishit programuar. Nuk do merrni dot as postin që iu ishte propozuar. Në planin financiar do jeni me më shumë fat se kurrë ndonjëherë më parë dhe do ndiheni mjaft të qetë për këtë gjë.

Horoskopi i datës 22 nëntor 2020

Peshqit
Lëreni veten më të lirë gjatë kësaj dite dhe bëni ato që do ndieni në çdo moment. Keni për të dalë më të fituar. Ju të dashuruarit do jeni largpamës dhe mjaft realistë. Do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur dhe do dini edhe si të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni verbërisht të gjithë personave që do iu joshin sepse disa mund të kërkojnë thjesht të tallen apo të kalojnë vetëm disa çaste intime. Në punë do jeni tejet të kujdesshëm me çdo gjë dhe keni për të arritur rezultatet e shumë ëndërruara. Dinamizmi gjithashtu nuk ka për t’iu munguar. Buxheti ka për të qenë goxha i mirë.