Dashi

Dite e mbushur me shumë vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja sidomos për planin familjar. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një ambient të turbullt e të mbushur me debate të njëpasnjëshme. Po nuk u treguat të kujdesshëm dhe herë pas here diplomatë situata do vijë gjithmonë duke u përkeqësuar më shumë. Ju beqarët do takoni një person që do ju dojë me të vërtetë shumë që në fillim, por do jeni në dyshim dhe të pabindur për të hedhur hapa., Në punë do keni konflikte edhe me kolegët e rinj çka do ju bëjë të merrni kritika dhe ulje në pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdoje të jetë i trazuar.Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Demi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje mund të mërziteni shumë në disa momente. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim sepse sa më shumë të qëndroni në heshtje aq më keq për ju. Nëse jeni ende beqarë do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë mundohuni të mos harxhoni gjithë energjitë për diçka që nuk ka për të dhënë ndonjë rezultat kushedi. Sipas Dritare.net, për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment. Nuk do jetë nevoja as të kufizoheni shumë me shpenzimet.

Binjakët

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Shpeshherë do ju mungojë delikatesa sot dhe mund t’i mërzitni ata që keni pranë, por do reflektoni shpejt. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur ashtu si doni ju. Në punë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse ai nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Sido që t’iu vijnë gjërat jini krenarë për veten dhe mos u ndalni. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.

Gaforrja

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Do keni më shumë besim tek vetja sot dhe përgjegjshmëria nuk do ju mungojë asnjë moment. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jete përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inate njëri- tjetrit. Ju beqarët do jeni sharmante dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do iu ngacmojnë, por asnjëri nuk do jetë i përshtatshëm plotësisht. Në punë do gëzoheni kur t’iu propozohet të punoni me një koleg dhe nuk do mërziteni edhe sikur të debatoni me të. Në fund të fundit gjërat e mëdha arrihen duke shkëmbyer ide e mendime. Financat më në fund do ekuilibrohen dhe nuk do keni probleme.

Luani

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Çdo gjë që keni kërkuar deri më sot do mund t’iu plotësohet gjatë kësaj dite. Jeta juaj sentimentale do shkojë më së miri. Do i lini pas të gjitha debatet dhe konfliktet që keni pasur me partnerin dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët do jeni të mbyllur në vetvete dhe nuk do doni të dilni e të argëtohen me miq. Dijeni se ne këtë mënyrë nuk keni për ta gjetur kurrë atë që kërkoni. Në punë do jeni tej mase të ngarkuar, por ama përqendrimin do e keni maksimal. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Për sa iu përket financave ato do jenë më të qëndrueshme se me parë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Jo çdo gjë do jetë e bukur gjatë kësaj dite, por ju do dini si të kaloni pa shumë mund çdo pengesë e të papritur. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që mëngjesi të ketë disa debate të vogla, por që do ju ndihmojnë të qartësoheni më tepër. Partneri do e kuptojë më mirë situatën dhe nuk do ju bëjë më vetëm ju përgjegjës të problemeve. Ju beqarët do keni frikë të pranojnë ftesat dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Në punë, nëse keni në dorë një projekt që ju pëlqen vërtet, mos u ndalni së bëri atë që mendoni. Nëse jeni në kërkim të një punë të re do ju shfaqen mundësi interesante. Buxheti do fillojë të kenë tronditje për shkak të shpenzimeve të festave.

Peshorja

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Çfarëdo që të ndodhë sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do shmangni çdo situatë të sikletshme. Nëse jeni në një lidhje ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij në momente inati nuk do e merrni për keq. Marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Sipas Dritare.net, në punë gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar, por ju sërish nuk do e lëshoni veten. Të gjithë kalojnë vështirësi dhe ata që kalojnë sprova bëhen më të fortë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.

Akrepi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Marsi dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj më të mirë sot. Do flisni me takt dhe nuk do keni aspak probleme. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të zakonshme dhe goxha më të qëndrueshme. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Nëse jeni beqarë dhe doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë. Nëse nga ana tjetër preferojnë aventurat kalimtare do jeni me shumë fat për të realizuar ëndrrat. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë dashakeqë që do mundohen t’ua prishin planet. Shmangni edhe disa propozime të dyshimta që mund t’iu bëhen. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.

Shigjetari

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Për shkak të ndikimit disi negativ të Diellit dhe Neptunit sot do e keni të vështirë ta mbani gojën dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë plotësisht e qëndrueshme kjo e sotmja. Meqë të dy i dini mirë dëshirat e njëri-tjetrit duhet të mundoheni më tepër për t’ia plotësuar qejfet partnerit reciprok. Ju beqarët do i kushtoni më tepër rëndësi shoqërisë dhe nuk do mendoni si e si të krijoni një lidhje. Në punë, për sfidë ndaj kolegëve ose për inat, do bëni më shumë përpjekje dhe mund të lëndoni veten vetëm për të arritur sa më lart. Vendosmëria do jetë tipari kryesor. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do keni probleme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do shmangni asnjë përgjegjësi dhe do ndiheni më të gatshëm t’iu përgjigjeni pyetjeve të personave me të cilët ndani interesa të përbashkëta. Ju të dashuruarit do jeni në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin tuaj. Emocionet do shumëfishohen dhe do ndiheni më mirë se asnjëherë. Ju beqarët do ndikoheni mjaft nga Urani dhe do e gjeni një person që do iu përshtatet më tepër. Në punë do kaloni edhe momente të mërzitshme, por në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Në planin financiar do kryeni investime të rëndësishme të cilat do e përmirësojnë ndjeshëm buxhetin tuaj.

Ujori

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Do jeni shumë më të organizuar gjatë kësaj dite dhe komunikimi i mirë do ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Nëse keni një lidhje do jeni më të qartë për atë që doni dhe do bëni disa ndryshime. Kujdes mos e lëndoni partnerin pa dashje. Nëse e mendoni të arsyeshme merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët do keni shije te çuditshme, por do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë dita e sotme do jetë një fillim i ri me plot objektiva dhe angazhime. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Me ndihmën e Mërkurit dhe Jupiterit sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe më impresionues. Do dini si t’i kaloni edhe situatat më delikate. Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet dhe komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Për ju beqaret nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Bëni akoma më tepër durim nëse doni të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë mirë është t’i bëni llogaritë mirë sepse ndonjëherë dy herë dy nuk bëjnë katër. Mos kini as besim absolut tek kolegët. Për të përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave të fatit.