Dashi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë sot dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë për të gjetur personin e duhur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmojë.

Demi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambiciet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Merkuri do krijoje kushtet e përshtatshme për ju të dashuruarit bë mënyrë që të kaloni momente të lumtura në praninë e partnerit. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Sipas Dritare.net, në punë do jetë Saturni që do ju bëjë më të logjikshëm dhe do ju bëjë të gatshëm edhe për sakrifica për t’ia dalë mbanë. Do qëndroni edhe orë shtesë pa asnjë përfitim ngaqë çdo gjë do e bëni me dëshirë. Intuita nuk do iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Bëni vetëm kujdes me marrjet e huave.

Binjakët

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë ditës së sotme do përjetoni më shumë ndjesi negative sesa pozitive dhe buzëqeshja do ju venitet. Nëse keni një lidhje ka rrezik të zhgënjeheni nga partneri dhe do bini ne pesimizëm. Mes ju të dyve komunikimi do fillojë dalëngadalë të shkëputet. Ju beqarët lëreni veten të lirë dhe argëtojuni sa të dëshironi. Mos e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur. Në punë mund të lidhni marrëveshje me persona ose kompani të huaja çka është diçka pozitive. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, por jo të shkëlqyer.

Gaforrja

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do dini të zgjidhni fjalët e duhura për të bindur e për të tërhequr vëmendjen. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur shumë përmirësime. Edhe ju beqarët do jeni gjithë kohës të vëmendshëm dhe do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për njohje e për takime. Për ju çdo gjë ka për të qenë më e bukur se më parë. Në punë do jeni me fat sepse kolegët do ju mbështesin gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të bëni më shumë durim sepse po kërkuat që situata të ndryshojë menjëherë mund të gaboni.

Luani

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Shenja juaj do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe nuk do reshtni së buzëqeshuri. Për ju që keni një lidhje pritet një ditë e animuar. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet edhe më shumë dhe do mbizotërojnë emocionet pozitive. Nëse jeni beqarë më mirë të mos hidhni asnjë lloj hap sot sepse mund të lëndoheni pamase. Për punën është dita ideale për të reaguar e për të vepruar. Planetët do iu japin një forcë të paimagjinueshme. Financat do përmirësohen falë një promocioni që do merrni nga një projekt i rëndësishëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Intuita nuk do ju zhgënjejë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse keni një lidhje do keni një ditë shume të rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Kjo do bëjë që t’iu rikthehet humori.

Peshorja

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për punën nuk do ketë vështirësi shumë të mëdha. Do e dini mirë se çfarë doni dhe do ecni drejt objektivave pa u hallakatur shumë. Sipas Dritare.net, në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shume nga sa e kishit menduar.

Akrepi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.

Shigjetari

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti dhe me pak mund do arrini t’iu gjeni zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Mund të ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim të pare dhe emocionet do jenë pafund. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do ju gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Saturni do iu mbështesë në planin financiar dhe buxheti do përmirësohet. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxhojeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.

Ujori

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për t’u zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.

Peshqit

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Planetët do ua bëjnë jetën edhe më të bukur sot. Nëse jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë do mundoheni ta bëni çdo moment si në mini përrallë. Asgjë dhe askush nuk do iu prishë harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni vetëm pak më të afërt dhe keni për ta para sa mirë do ju shkojnë gjërat. Mund të ndodhin edhe takime të papritura pasdite. Në punë më në fund do arrini të realizoni çdo plan të bërë dhe do ndiheni të përmbushur. Më mirë sesa kaq nuk ka qenë ndonjëherë situata. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit menduar kështu që shfrytëzojeni mundësinë për të hequr disa para mënjanë.