Dashi

Nuk pritet një ditë e begatë për ju dhe shpesh madje do gjendeni në vështirësi goxha të mëdha. Nëse jeni në një lidhje debatet dhe konfliktet do të shtohen. Ju keni shumë dëshirë të dominoni mbi tjetrin dhe atij që keni në krah i ka ardhur në majë të hundës. Pasojat në fakt do bien të gjitha tek ju pavarësisht se tani nuk e kuptoni. Ju beqarët do përjetoni çaste të nxehta dhe pasiononte edhe pse do jenë të shkurtra. Përfitoni sa më shumë nga jeta. Në punë era do fryjë në drejtim,in tuaj. Falë një bashkëpunëtori të vjetër mund të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me menaxhimin e financave do merreni më shumë sepse do mendoni edhe për të ardhmen tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite është më mirë të merrni masa në çdo fushë në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë. Ju që keni një lidhje e keni idealizuar aq shumë partneri tuaj saqë sot do zhgënjeheni me debatin më të vogël që do kaloni. Nuk do jetë ditë e mire për ju dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Edhe për ju beqarët ka pak mundësi që të shfaqet shpirti binjak. Mundohuni të dilni me miqtë dhe të mos mendoni shumë për dashurinë. Në punë ka mundësi të merrni një përgjigje pozitive nëse keni hedhur një kandidaturë. Në planin financiar do keni dëshirë të shpenzoni, por do tregoheni edhe të matur.

Binjakët

Jeta do iu japë mundësinë të realizoni një ëndërr sot. Do ndiheni me fat dhe zemra do ju ndihet përherë e gëzuar. Venusi do sjellë një dhurate mjaft të bukur për gjithë çiftet kështu që mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do filloni një histori të re dashurie, po më mirë mos flisni me asnjë madje as me miqtë më të ngushtë sepse ky sekret do iu shijojë edhe më tepër. Në punë shumë do stresoheni pak, por keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Saturni do iu ndihmojë me financat. Gjithsesi mos mendoni se ai do shtojë të ardhurat pasi do iu mbështesë vetëm për menaxhimin.

Gaforrja

Sot do bëni çdo gjë për të rënë në sy dhe ndonjëherë do i kaloni limitet. Jo të gjithë janë të gatshëm t’iu durojnë. Marsi ka rrezik te nxisë debatet ne jetën tuaj ne çift. Ju që jeni në një lidhje për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili do kërkojë të dalë e vetja. Ju beqarët nuk do e mendoni të ardhmen e largët dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë harrojini arritjes sepse gjatë kësaj dite gjërat do jenë pafundësisht të ndërlikuara. Edhe projektet e nisura do mbeten pezull. Në planin financiar duhet të jeni të arsyeshëm dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Kryeni vetëm shpenzime për gjërat më të domosdoshme.

Luani

Sot do jeni më të pavarur dhe do keni shumë ide në kokë. Kreativiteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Paqja dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment në jetën tuaj në çift. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime dhe do ja plotësoni qejfet njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë nuk do arrini ta gjeni princin e kaltër, por miqtë nuk do iu lënë për asnjë moment ta ndieni vetminë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, sot do merrni disa lajme pozitive. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Po vazhduat të jeni të logjikshëm gjithçka do ju ecë mirë. Financat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Virgjëresha

Do keni luhatje humori gjatë kësaj dite dhe do jeni më të ndjeshëm sesa duhet. Shpesh gjërat mund t’iu ecin vërtet keq. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë. Ai do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni anën më të keqe të karakterit tuaj. Ju beqarët nuk do mund t’i rezistoni dot më thirrjes së dashurisë. Do keni të gjitha mundësitë që të bini në sy kundrejt seksit tjetër dhe mund të afroheni me dikë. Në punë do iu jepen më shumë kompetenca dhe kjo do iu bëjë të tregoheni shumë më të kujdesshëm. Dielli do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Do keni surpriza të bukura.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do keni sukses pafund. Do përjetoni më shumë momente të lumtura. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë fantastike kjo e sotmja sidomos nëse sapo keni filluar një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Nëse jeni beqarë do realizoni takime mjaft interesante, por do prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë do jeni të gatshëm të nxirrni edhe thonjtë për të mbrojtur veten dhe për të mos lejuar askënd t’ua prishë planet. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk e kufizoni veten dhe nëse shmangni huat.

Akrepi

Hëna do ju bëjë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe më realistë. Mos merrni më shumë përgjegjësi sesa mund të mbani mbi supe. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do bëni edhe gjëra të çmendura vetëm që rutina të mos mbizotërojë asnjë çast. Partneri do mahnitet dhe do iu dashurojë me më shumë pasion. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare pa menduar për të ardhmen. Në punë herë pas here mund të ndiheni edhe nervozë dhe do e keni të vështirë të merrni vendime. Pranojeni ndihmën e kolegëve pa u druajtur. Në planin financiar do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të veproni që të mos keni probleme.

Shigjetari

Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Ju që keni një lidhje do i jepni prioriteti marrëdhënies së krijuar. Do hidhni pas krahëve të gjitha problemet dhe konfliktet që keni pasur dhe do mendoni për të ardhmen. Do bëni gjënë më të mirë. Takimet për ju beqarët do jenë të vazhdueshme. Ndryshe nga sa mendonit mund të fillojë edhe ndonjë lidhje afatgjatë. Në punë do keni etje për autonomi dhe do mundoheni ta organizoni gjithçka në favorin tuaj. Fati do jete në anën tuaj në planin financiar. Mos prisni të fitoni ndonjë lotari, por gëzohuni me stabilizimin e situatës.

Bricjapi

Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Për ju që keni një lidhje rutina do mbizotërojë pjesën më të madhe të kohës. Do jeni kryesisht të mërzitur dhe do doni të ndërroni atmosferë. Ju beqarët do e keni edhe sot të vështirë të bëni për vete atë që doni. Bëni durim sepse së shpejti priten ndryshime pozitive. Nëse jeni në puna dhe keni pasur vonesa, sot kolegët do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për gjithçka. Në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira për ta përmirësuar situatën. Do kryeni transaksionet e nevojshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ja lini gjërat edhe fatit. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do e kuptojë se mund të mbështetet fort tek ju. Megjithatë ai do ketë një defekt të vogël: iu beson shumë atyre që të tjerët i thonë. Flisni me të dhe shpjegojini se më tepër se ju nuk ia do askush të mirën. Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe? Yjet do ua përshpejtojnë takimin e rëndësishëm dhe jeta do ju marrë tjetër kuptim. Në punë askush nuk do ju ndalojë aktivitetin që keni nisur edhe pse në disa momente stresi do jetë i madh. Ekuilibri financiar do jetë i qëndrueshëm, por kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Ju që keni një lidhje do jeni më të përkëdhelur nga yjet. Dita do jetë shumë e animuar dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealistë dhe mos kritikoni përtej asaj që duhet. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime thjesht tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Në punë do ndiheni më mirë me projektet që keni filluar dhe tashmë do bindeni se rruga që keni ndjekur ka qenë e duhura. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Mos shpenzoni pa u menduar mirë.