Dashi

Edhe sot do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë. Për ju beqarët do krijohet një ambient mjaft pasionant. Nëse keni kohë që keni menduar për dashurinë, më në fund do e gjeni pasi takimet do jenë të shumta. Në punë do vonoheni paksa nduke u marrë me gjëra pa rëndësi, por sërish do e mbaroni detyrën në momentin e kërkuar. Marsi do jetë planeti që do iu japë energji për ta menaxhuar me kujdes buxhetin, por ju sërish nuk do i ndalni shpenzimet e tepruara.Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Demi

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Do jeni shumë vizionarë sot dhe nuk do bëni aspak gabime. Yjet do iu japin mbështetje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, gjithë maturia dhe durimi që keni treguar do japë frytet e duhura. Mjedisi yjor do iu bëjë t’i shprehni edhe më shumë ndjenjat. Nëse jeni vetëm nuk do doni ta ndryshoni këtë status. Takimi me disa miq të vjetër do iu përmbushë dhe do ju gëzojë pafundësisht. Në punë mund t’iu duhet të qëndroni me orare të zgjatura për të përfunduar atë që keni nisur. Ambicia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në sektorin e financave gjithçka do iu shërbehet në pjatë të argjendtë. Fati do jetë me ju dhe buxheti do të përmirësohet goxha.

Binjakët

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Sido që të vijnë gjërat sot duhet t’i shprehni pikëpamjet tuaja ju pëlqejnë apo jo atyre që ju rrethojnë. Mos e ndrydhni veten për asnjë çast. Nën ndikimin shumë të madh të Saturnit ju që keni një lidhje do kaloni një dite pak të lodhshme dhe pa emocione. Do keni edhe disa keqkuptime dhe tension prandaj duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do josheni mjaft nga dikush, por nuk do shfaqni asnjë shenjë para tij. Në fakt për t’u dukur më interesantë është më mirë të tregoheni pak indiferentë në fillim. Në punë do ju mungojë diplomacia dhe mund të bëni gabime. Shefat do ju kritikojnë dhe mund t’iu heqin nga duart disa projekte. Ekuilibri financiar do jetë paksa i dobët. Merruni më seriozisht me këtë sektor.

Gaforrja

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Në disa momente edhe mund të rebeloheni sot dhe mund të thoni gjëra pa vend në inat e sipër. Dijeni se çdo hap ka pasoja. Ju që keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse e kontrolloni çdo çast dhe në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu simpatizon. por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbë edhe miqësinë tuaj. Në punë duhet të zbatoni ato që do ju kërkohen dhe nuk duhet të bëni asgjë sipas mendjes tuaj pasi do merrni vërejtje. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive kur të shpenzoni.

Luani

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Sot, falë ndikimit të Neptunit, do dini si të veproni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do iu jeni edhe më sensualë se më parë. Do kaloni momente të paharrueshme pranë partnerit saqë do doni që dita të mos mbaronte. Për ju beqarët do mbizotërojë një klime e qetë. Nga mbrëmja do keni një takim interesant. Në punë do jeni nervozë dhe do keni frikë të tentoni. Herë pas here mund të keni edhe debate me kolegët dhe atmosfera do tensionohet më shumë. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Të ardhurat do fillojnë të rriten ndjeshëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Kjo ditë do shënjohet nga ndryshime të rëndësishme që mund t’iu bëjnë t’i rimendoni projektet që keni nisur. Nëse jeni në një lidhje vërtet do mendoheni seriozisht për të ardhmen, por asnjë moment nuk do e lini pas dore atë që dashuroni. Në këtë mënyrë edhe problemet do kalohen më shpejt. Ju beqarët do mund të keni një takim vërtet të rëndësishëm, por duhet të bëheni të duruar dhe kurrsesi nuk duhet të merrni vendime. Perspektivat në planin financiar duken të mira. Gjendja do vazhdojë të mbetet edhe sot e qëndrueshme. Në planin financiar duhet të merrni masa dhe duhet të punoni më shumë për ta mbajtur gjendjen të mirë.

Peshorja

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Kjo mënyrë të sjelli do mbajë larg edhe problemet. Ju që keni një lidhje do kujdeseni shumë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra. Dialogu dhe bashkëpunimi me të do të përmirësohet. Ju beqarët do jeni më ëndërrimtare se kurrë dhe do prisni gjatë gjithë kohës princin e kaltër. Sipas Dritare.net, deri në fund të ditës ëndrra mund të bëhet edhe realitet. Në punë do dilni më në pah dhe idetë tuaja do marrin aprovimin e shefave. Influenca e Saturnit tek financat do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni shumë të kujdesshëm.

Akrepi

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Do bëni çdo gjë që ta rinovoni jetën tuaj sot dhe motivimi nuk do ju mungojë asgjë moment. Plutoni dhe Neptuni do ndikojnë paksa në jetën tuaj sentimentale nëse keni një lidhje. Ne ç’mënyrë? Do filloni të mendoni projekte të reja të përbashkëta dhe do ndiheni mirë. Ju beqarët më në fund do takoni dashurinë e shumëpritur. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën për të qëndruar pranë tij. Në punë tensioni do shihet përfundimisht dhe do ndiheni shumë më të qetë të vazhdoni me detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar shmangni me çdo kusht të ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse situata nuk do jetë në favorin tuaj.

Shigjetari

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Sot do mundoheni me çdo mënyrë ta thyeni rutinën dhe të bëni diçka të veçantë. Urani do ju gjendet pranë dhe do ua zbukurojë çdo çast. Nëse keni një lidhje dhe së fundmi keni pasur mosmarrëveshje sot situata do përmirësohet orë pas ore. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë të realizoni disa takime prej të cilave shumë shpejt do fillojë një lidhje serioze. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Do ju mungojë paksa guximi dhe do keni frikë mos gaboni. Me financat keni për të qenë me të kujdesshëm dhe do jeni të mbrojtur nga problemet

Bricjapi

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Nuk do pëlqeni aspak të jeni inaktivë sot dhe do keni dëshirë të provoni çdo lloj sfide. Mërkuri do jetë planeti që do iu premtojë ju të dashuruarve shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ju do tregoheni mjaft idealistë. Ngritja e partnerit në piedestal më shumë sesa duhet mund të sjellë zhgënjime më vonë. Nëse jeni beqarë do takoni dikë, i cili do iu lerë me gojë hapur. Bukuria e tij nuk është vetëm në pamje, por edhe në shpirt kështu që mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë kur iu jepen urdhra, por nuk do keni nga t’ia mbanë. Me pak durim dhe përpjekje do arrini ku doni. Për buxhetin duhet të kujdesuni më shumë dhe nuk duhet të ëndërroni gjëra të paarritshme.

Ujori

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Në shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do i mbani dot as fjalët. Në disa raste mund të thoni edhe gjëra vërtet të gabuara. Klima yjore, me ndikim të madh nga Neptuni nuk do favorizojë aspak jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do të ftohet dhe do keni disa mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do filloni aventura sekrete. Në fakt si fillim fshehtësia është shumë e mirë sepse do ju bëjë të përjetoni edhe emocione më tepër. Në punë gjërat do jenë më të vështira sepse i keni ndërlikuar vetë me kokëfortësinë tuaj. Tregohuni pak më të matur dhe kërkoni ndihmë kur t’iu nevojitet. Me financat duhet të tregoheni më vigjilentë. Fatmirësisht yjet do ju bëjnë të qëndroni me këmbë në toke dhe do merrni masat e duhura.

Peshqit

Horoskopi i datës 28 nëntor 2020

Mirë është të mos tregoheni impulsivë gjatë kësaj dite dhe të mos reagoni pa u menduar mirë. Marrëdhënia me të tjerët nuk ka për të qenë si duhet. Ju që keni një lidhje do kaloni një krize. Mundohuni të bëni herë pas here lëshime sepse përndryshe nuk do dilni nga andralla ku jeni futur. Ju beqarët do takoni dikë, por historia që mund të filloni do jetë paksa e ndërlikuar dhe pështjelluese. Tregohuni të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Në punë askush nuk do i dëgjojë opinionet që do jepni dhe kjo do ju brengosë më shumë se çdo gjë. Ambienti planetar do iu bëjë më të aftë për të menaxhuar ashtu si duhet buxhetin. Do jeni më të qetë edhe kur të shpenzoni