Dashi

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Marsit dhe Mërkurit sot do dini si ta menaxhoni jetën tuaj dhe do bëni edhe zgjedhjet e nevojshme. Nëse keni një lidhje nuk do jetë më e nevojshme të bëni sakrifica për ta mbajtur pas vetes partnerin. Ai sot do jetë i bindur për ndjenjat tuaja dhe të vetat dhe do ju bëjë të ndiheni si nëpër ëndrra. Ju beqarët do habiteni nga ngjarjet fantastike që do ju ndodhin sot. Në punë tregojuni paksa të rezervuar me kolegët dhe mbajini larg projekteve që keni menduar të nisni. Vetëm kështu ata nuk do ju prishin planet. Financat mund të kenë disa probleme të vogla, prandaj bëni kujdes me shpenzimet.

Demi

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot do jeni shumë më të qetë dhe do doni të bëni kompromis për gjithçka. Nëse keni një lidhje mos prisni që të jetë partneri ai që t’ua shprehë ndjenjat i pari, por gjeni mënyrën që ta surprizoni edhe ju. Me pak përkujdesje dhe sensualitet mund të ndizni fjalë atmosferën. Ju beqarët do pëlqeni edhe më shumë sot një person me të cilin ju lidh puna. Mos prisni shumë gjatë për të bërë deklarata. Sa më shpejt aq më mirë për të dyja palët. Sipas Dritare.net, puna do kenë edhe ndërlikime, megjithatë me pak më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni. Financat do ketë përmirësimet e para.

Binjakët

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot do jeni shumë të përkushtuar për të realizuar sa më mirë disa projekte profesionale dhe mund të lini disi pas dorë fushat e tjera, Nëse keni një lidhje mjafton që t’ia shpjegoni situatën partnerit dhe ai me siguri do dijë të jetë i kuptueshëm. Po e shpërfillët me arsyen se nuk ka çfarë i duhet, do bëni gabimin më të madh. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të takoni dashurinë e madhe, por nuk do keni kohë ta kërkoni. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme dhe kjo falë përpjekjeve dhe mençurisë që do tregoni. Financat edhe sot do mbahen goxha mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot do ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar për gjithçka. Bëni të pamundurën për të menduar disi më pozitivisht dhe keni për ta parë që më mirë do ju ecin gjërat. Nëse keni një lidhje sot do gjeni ngrohtësinë e ëndërruar në krahët e partnerit dhe do e kuptoni se sa shumë e doni dhe ju do. Ju beqarët ende nuk do arrini të gjeni personin që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do keni frikë të tentoni të hidhni hapa. Në punë do hezitoni të hidhni hapa sepse nuk d jeni shumë të bindur. Dëgjojini me kujdes sugjerimet e kolegëve ë vjetër. Financat nuk do kenë ndryshim nga një ditë më parë.

Luani

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Në shumë momente do ndiheni keq sot dhe do doni që gjithçka të ishte tërësisht ndryshe. Për ju të dashuruarit ndjenjat do fillojnë të shuhen dhe marrëdhënia me partnerin do ftohet. Flisni me partnerin për gjithçka dhe në fund merrini vendimet më të mira. Ju beqarët do jeni shumë të thjeshtë dhe kjo do tërheqë vëmendjen e shumë personave. Në punë situata do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura. Financat do jenë të mbrojtura. Nuk do keni probleme kështu që përfitoni për të bërë ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Ditë mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme të mbetura pezull prej kohësh. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje kohët e fundit, flisni me partnerin dhe bëni atë qe është më e mira për të dy. Për ju beqarët dita duket goxha premtuese. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë nuk do iu mungojë energjia. Do bëni gjithçka të mundeni për të arritur atje ku doni dhe ka shumë mundësi t’ia arrini. Situata financiare do jetë në dorën tuaj. Nëse nuk shpenzoni pa limit edhe gjendja do jetë më e mirë. Nëse nuk shpenzoni shumë, financat do jenë të mira.

Peshorja

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot jeta juaj do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do jeni edhe më të gatshëm për të provuar emocione të reja. Ju të dashuruarve, Plutoni do ju ndihmojë të dashuroheni hapur dhe do kaloni më shumë kohë pranë partnerit. Ju beqarët do keni më tepër mundësi për dashuriçkat kalimtare, por tejet emocionuese. Sipas Dritare.net, në punë do i shihni gjërat më qartë dhe do afroheni shumë me qëllimet që i kishit vënë vetes. Mos i braktisni projektet që keni nisur. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për të bërë investime të tepruara për të cilat do pendoheni më vonë.

Akrepi

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jetë shumë e qetë. Nëse jeni në një lidhje do i keni më të qarta idetë për të ardhmen tuaj dhe do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Nëse jeni beqarë do keni takime, por nuk do arrini të vendosni për personin me të cilin duhet të vazhdoni edhe më tej. Merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar. Në punë do përballeni me një problem serioz të cilin do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegëve. Asgjë nuk do jetë aq e thjeshtë sa e keni menduar. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Më në fund do i zgjidhni edhe problemet më delikate.

Shigjetari

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot nuk do jeni shumë të sinqertë me ata që ju rrethojnë dhe kjo do ju krijojë probleme të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje dëgjojini me kujdes ato që do ju thotë partneri dhe mos e gënjeni për gjëra të rëndësishme. Mbajini edhe premtimet që keni bërë nëse nuk doni debate. Nëse jeni beqarë falë Venusit do lidhni kontakte të reja dhe dikush do ju pëlqejë jashtëzakonisht. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë puna në grup, por ja që vetëm ashtu mund të arrini sa më parë rezultatet e planifikuara. Me shpenzimet do jeni të pamatur dhe gjithë kohës do shpenzoni pa bërë llogari.

Bricjapi

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot me shumë mundësi do dilni nga monotonia dhe do filloni ta programoni më ndryshe jetën. Nëse jeni në një lidhje sqarojini fillimisht disa keqkuptime që keni pasur që të mund të dashuroheni të qetë. Po patët besim te plotë tek njëri-tjetri do mund ta çoni marrëdhënien edhe më tej. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj kështu që do preferoni t’i refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në punë gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Do jeni shumë më aktivë dhe do tentoni edhe gjëra që dikur i mendonit si të pamundura. Me financat nuk do keni vështirësi, megjithatë pak vigjilencë nuk do ju bënte keq.

Ujori

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Sot nuk do jeni aspak ne humor dhe nuk do i duroni dot ata që do ju kundërshtojë ose që do mburren pa të drejtë. Ju të dashuruarit do flisni shumë hapur me partnerin për çdo gjë. Kjo do ju ndihmojë të sqaroheni për gjithçka dhe t’i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri0tjetrit. Nëse lidhja juaj është vërtet e fortë nga kjo ditë do nxiten edhe marrje vendimesh të mëdha. Ju beqarët nuk do bindeni nga askush që do ju vërtitet sot dhe do preferoni më mirë të qëndroni vetëm. Në punë do keni kundërshtime të shumta për projektet që po realizoni. Mos e lëshoni veten, por tregojuni atyre personave që gabohen. Në planin financiar do keni reflekse shumë të mira dhe do dini ta menaxhoni situatën në të mirën tuaj.

Peshqit

Horoskopi i datës 28 qershor 2020

Nëse doni që gjërat t’iu shkojnë mirë sot, mundohuni të mos kërkoni të kontrollon gjithçka dhe të ngulmoni të dalë e juaja. Dielli do jetë shumë i favorshëm për jetën sentimentale të ju çifteve. Ai do e mbrojë atë dhe do shtojë komunikimin. Saturni nga ana tjetër do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Do njiheni me një person interesant me të cilin mund të krijoni një lidhje shumë të bukur. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur. Kujdes me financat. Hëna do iu nxitë të shpenzoni pa kufij dhe ky mund të jetë fillimi i rrënimit tuaj.