Dashi

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Vendosmëria juaj as nuk lëkundet aspak sot. Do jeni të bindur për çdo hap dhe nuk do ju trembet syri aspak. Ju të dashuruarit do qëndroni edhe më shumë kohë me atë që doni dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Sot do ndiheni gati edhe për të marrë disa vendime përfundimtare për të cilat më parë nuk keni mundur dot. Ju beqarët do preferoni të njihni sa më shumë persona e më pas të vendosni çfarë do bëni. Në punë do jeni profesionistë dhe do ua mbushni mendjen eprorëve për t’iu vendosur në një post të ri. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem sepse dini gjithmonë si të veproni.

Demi

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Do jeni edhe më të zgjuar gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni në çdo lloj rasti. Ju të dashuruarit do jeni romantikë pafund dhe do krijoni një ambient si në përralla. Partneri do magjepset edhe njëherë pas jush dhe do ju dashurojë pa kushte. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe të gatshëm për të njohur sa më shumë persona. Sot do mjaftoheni me kaq dhe nuk do hidhni hapa më tej. Në punë mund të bëheni paksa xhelozë për arritjet e kolegëve dhe do guxoni diçka gjigande. Sipas Dritare.net, paratë do i keni më shumë nën kujdes dhe situata nuk do ketë probleme.

Binjakët

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.

Gaforrja

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Sot duhet të tregoheni më të fortë dhe më të pathyeshëm sepse shumë do mundohen t’iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos i dëgjoni aspak fjalët e atyre që ju rrethojnë, por dashurohuni si ta ndjeni dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të bini në dashuri me një person me shumë vlera që do ua zbukurojë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë do keni konkurrencë të fortë me disa kolegë. Ai që duron dhe guxon më shumë do jetë më i fituari nga të gjithë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të vogla, por që do ju mërzitin shumë.

Luani

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Sot nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buzëqeshja dhe gëzimi do rikthehen si sikur. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë më të lehtë nga më parë dhe do flisni më lirshëm për gjithçka. Në mbrëmje mund të vendosni edhe të bëni ndonjë udhëtim ose do merrni disa vendime. Ju beqarët do e harroni njëherë e mirë një lidhje të hershme nga e cila keni vuajtur dhe do filloni ta përgatisni veten për ndonjë takim të ri. Në punë do mbështeteni fort tek kolegët e besuar dhe do arrini të përmbyllni me sukses një projekt ambicioz. Me shpenzimet do jeni më të logjikshëm dhe gjendja e financave do mbetet nën kontroll.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Kjo javë do fillojë shumë mirë falë ndikimit të Saturnit. Do shpreheni më shumë dhe nuk do keni as kontradiktat më të vogla me njëra-tjetrën. Nëse jeni në një lidhje do keni një ditë të bukur, me momente të ngrohta dhe pa konflikte. Nëse jeni beqarë bëjini sytë katër sepse në çdo moment sepse mund të ndeshni personin e ëndrrave. Shfrytëzojini çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë do keni më shumë vullnet dhe do jeni më këmbëngulës për të arritur ato që dëshironi. Nuk do keni më situata të ndërlikuara. Shpenzimet e tepruara ndalini njëherë e mirë sepse përndryshe gjendja nuk do stabilizohet.

Peshorja

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Sipas Dritare.net, gjërat nuk do ju ecin mirë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do e kundërshtoni për çdo gjë njëri-tjetrin dhe nuk do arrini dot të merreni vesh qetësisht. Secili do këmbëngulë me të vetat dhe nuk do gjeni një zgjidhje. Ju beqarët ka rrezik të mos veproni me mendje dhe do bëni gabime të pafalshme. Në vend që jeta t’iu përmirësohet, sot do fillojë t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Në punë do ndiheni të demoralizuar pa filluar ende ato që keni bërë dhe mezi do shtyni ditën. Problemet financiare do ju shtojnë ankthin dhe merakun gjatë gjithë kohës.

Akrepi

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e zjarrtë falë ambientit romantik që do krijojë ai që ju dashuron. Ju beqarët do filloni të ndjeni për një koleg apo për një shok të vjetër. Në punë do ju paraqitet një mundësi shumë e mirë, të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Do hidhni hapa para në karrierë. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.

Shigjetari

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Klima yjore do jetë shumë e mirë sot dhe ambiento do jetë gjithë kohës i ngrohtë. Nëse keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet për të kënaqur fillimisht veten dhe atë që keni në krah. Çdo premtim që keni bërë do e mbani. Ju beqarët do pëlqeni dikë, por do keni një përzierje mendimesh dhe nuk do dini nëse duhet apo jo të hidhni hapa. Dëgjoni më mirë zemrën. Në punë do i bëni gjërat shpejt dhe mirë. Vërtet do lodheni pak, por përfundimet do ju kënaqin pafundësisht. Në planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse mund t’iu dalin probleme më vonë. Para hua mos jepni për asnjë arsye.

Bricjapi

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Do jeni si në ajër sot dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje do e lini pas dore partnerin dhe ai pak nga pak do filloj t’iu largohet. Reflektoni sa më parë dhe po mundët merrni masa sepse do i bini kokës më pas. Nëse jeni beqarët miqtë do ju krijojnë mundësitë për të takuar një peron me vlera dhe ju do i bini të mirës me këmbë. Në punë do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj gjërat do ju ecin mirë. Po bërë edhe pak më shumë përpjekje do arrini akoma më lart. Në planin financiar do keni mbështetje të madhe nga një anëtar familjeje ose nga një mik i afërt.

Ujori

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin. Përkujdesi ndaj njëri-tjetrit do mungojë. Nëse jeni beqarë mirë është të merrni situatën në dorë dhe të joshni personat e duhur. Mundësitë sot do jenë të mira, por duhet të dini të përfitoni. Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë nuk duhet ende të shpenzoni shumë.

Peshqit

Horoskopi i datës 29 dhjetor 2020

Marsi do e bëjë më interesante jetën tuaj sot. Do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni shumë më të logjikshëm nga më parë. Nëse keni një lidhje, jo vetëm që nuk do keni probleme e debate, por do ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Pasditen dhe mbrëmjen do ja kushtoni posaçërisht atij që keni në krah. Ju beqarët do e keni dhunti joshjen dhe do e keni më të lehtë të afroheni me dikë që pëlqeni. Në punë bëni një bilanc të situatës dhe më pas hidhni hapa. Nëse kërkoni pista të reja keni për t’i gjetur dhe do arrini sukses të garantuar. Ekonomi nuk do arrini të bëni dot sepse do e keni të nevojshme të kryeni disa shpenzime më tepër.