Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Demi

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni perfeksionistë dhe do dëshironi t’i bëni gjërat sa më mirë. Dijeni që me dëshirën e mirë mund të arrihet çdo gjë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me fat. Yjet do bëhen të gjitha bashke dhe do iu krijojnë ambientin e duhur për t’u dashuruar pa dorashka. Ju beqaret do hezitoni të hidhni hapa më tej pasi nuk do jeni të sigurt nëse personi është i duhuri. Në punë do merreni me shumë çështje njëherësh dhe nuk do e keni problem që mund të jenë në fusha të ndryshme. Ju jeni të aftë dhe do ju tregoni të gjithëve se sa lart mund të arrini. Sipas Dritare.net, në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë sepse nëse gaboni, situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Binjakët

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do dini përherë si të veproni dhe nuk keni për të bërë aspak gabime. Do vendosni mbi të gjitha arsyen. Për ju të dashuruarit do ketë momente të qeta dhe pa probleme . Do ndiheni mirë në çdo moment. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë gjërat nuk do ju ecin si duhet, por do keni durimin e duhur për të mos ndërmarrë hapa të gabuara. Nëse nuk nxitoni gjithçka do mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Me shpenzimet do jeni të palogjikshëm. Bëni kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do gjeni dot një zgjidhje të shpejtë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Nëse keni për të marrë vendime të mëdha gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të matur. Po e kaluat me sukses sot e nesërmja do jetë më e mirë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi në çift do thellohet akoma më shumë. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë çast nga partneri. Ju beqarët do keni një takim vendimtar, i cili do ua ndryshojë të ardhmen përgjithmonë. Në punë keni për të pasur mosmarrëveshje në mëngjes, por që nga mesdita gjendja do normalizohet dhe do ndiheni më të qetë me projektet e nisura prej kohësh. Financat do jenë më të mira nëse jeni të vetëpunësuar ose nëse jeni artistë. Në të kundërt duhet të bëjnë pak kujdes.

Luani

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Do bëni mirë t’i ndani gjërat gjatë kësaj dite dhe të mos ecni kuturu pa menduar për pasojat që mund të vijnë nesër. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të mos jetë e qëndrueshme për shkak se në të do ndërhyjnë familjarët e të dy palëve. Bëni kujdes! Nëse jeni beqarë do afroheni me persona intelektualë dhe mjaft të qetë. Me ta mund të kaloni një jetë vërtet të bukur, por duhet të dinë si t’i bëni për vete. Në punë duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe gjithashtu të falënderoni personat që do ju mbështesin. Gjërat nuk do i keni të lehta, por keni për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla dhe nuk do jeni aspak të qetë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do keni ide fantastike dhe do e bëni çdo moment të veçantë. Për të plotësuar dëshirat do ndërmerrni edhe rreziqe. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Të gjitha dëshirat që keni pasur, partneri do ua plotësojë. Ju beqarët me shumë gjasë do bini kokë e këmbë në dashuri me një person të cilin më parë e keni nënvlerësuar dhe disa herë e keni tallur. Në punë do iu jepet një detyrë shumë e rëndësishme, por që do kërkojë më shumë preokupim dhe mund. Dijeni se po ja dolët, nesër do e keni çdo gjë më të lehtë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Peshorja

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit do ketë momente mjaft pozitive. Do jeni gjithë kohës sensualë dhe do përjetoni emocione të jashtëzakonshme. Partneri do mundohet t’ua plotësojë një nga një të gjitha dëshirat. Ju beqarët nuk duhet t’i mbyllni sytë dhe të ecni ashtu në një drejtim që nuk e njihni sepse do lëndoheni. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do ecni përherë sipas planeve që keni përgatitur më herët. Sipas Dritare.net, nuk do ju dalin pengesa serioze. Buxheti do jetë i qëndrueshëm në çdo moment.

Akrepi

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Edhe pse në përgjithësi do jetë një ditë e mirë, mos iu nxitoni të jepni menjëherë përgjigje për kërkesat që iu janë bërë. As vendime të menjëhershme mos merrni. Për ju që keni një lidhje priten çaste të qëndrueshme dhe aspak problematike. Mundohuni që në çdo moment t’ia shprehni sa më shumë ndjenjat atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa, por nuk duhet të refuzoni thjesht disa njohje. Nuk i dihet nga mund t’iu vijë e mira. Jeta profesionale do evoluojë me ritme të shpejta aq sa dhe vete do habiteni sesi do ju ndodhin gjërat kaq bukur. Në planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse keni për t’u përballur me shumë probleme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Shumicën e kohës do jeni të pavendosur dhe ne shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në disa momente madje nuk do mbani as përgjegjësi për gjërat që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë kapricozë dhe partneri do e ketë të vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Ndryshoni sa pa qenë vonë sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Ju beqarët do keni plot takime, por nuk duhet të nxitoheni. Ka gjasë që po filluat lidhje, ato të jenë afatshkurtra. Në punë do ju pëlqejnë përballjet me kolegët sepse ato do ju shtyjnë për të guxuar edhe më shumë dhe për të provuar metoda të reja. Për financat ka për të qenë një ditë e favorshme. Do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.

Bricjapi

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Dielli dhe Hëna nuk do ua bëjë gjërat shumë të lehta sot. Ka mundësi që t’ia lini gjërat rastësisë dhe mund të keni rivalitet dhe kundërshtime. Për ju të dashuruarit, pozicionimi i keq i planetëve në qiellin tuaj të dashurisë do sjellë probleme goxha serioze. Mos u nxitoni për asgjë sepse do i vuani gjithë jetën pasojat. Ju beqarët do keni më tepër mundësi se më parë për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Në punë ambienti do jetë goxha delikat dhe mund të ketë pak tension. Në inat e sipër mund të merrni edhe vendime të pamenduara ndonjëherë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe situata ka për të ndryshuar menjëherë. Mund të ndihmoni edhe disa të afërm në nevojë.

Ujori

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Mirë është që të reflektoni gjatë kësaj dite në mënyrë që mos bëni gabime. Dëgjojini edhe këshillat e të tjerëve. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar sepse ajo mund të jetë shkatërrimtare për një lidhje. Nga ana tjetër mundohuni të jeni më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët do jeni më me fat dhe gjërat kanë për t’iu ndryshuar menjëherë. Në punë do përballeni me disa realitete të trishta që do ju mërzitin goxha. Nuk do arrini dot të jepni aq sa duhet dhe mund të mbeteni mbrapa në kohë. Buxheti do mbetet i mirë në çdo moment kështu që do mund të kryeni edhe disa shpenzime më tepër nga zakonisht.

Peshqit

Horoskopi i datës 29 korrik 2020

Më në fund Hëna do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që dëshironi dhe tashmë nuk do dyshoni më për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, pas kaq kohësh të mbushura me debate, më në fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do filloni të bëni projekte afatgjata. Secili do mendojë më të mirën e të dyve. Ju beqarët do joshni çdo person që do ju dalë para dhe në fund të ditës do zgjidhni atë që do ju pëlqejë më tepër. Në punë keni për të arritur të gjitha rezultatet që keni pritur aq shumë. Do ju konfirmohen edhe disa kërkesa që keni bërë çka do ju mbushë më shumë zemrën dhe do ju shtyjë të ecni përpara. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar ndjeshëm. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim.