Dashi

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Gjatë kësaj dite do investoheni me shpirt në diçka që do bëni dhe do mund t’ia dilni mbanë. Për u që jeni në një lidhje priten momente harmonike dhe të mbushura me gëzim do. Shumë gjera do lulëzojnë dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Ju beqarët nuk do jeni të logjikshëm dhe vetëm për ta ndryshuar statusin mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do ju duhet të përballeni me goxha sfida, por pasi t’i kaloni shefat do iu japin mundësi të reja në poste shumë më të rëndësishme se më parë. Në planin financiar do jeni shumë më të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Situatën do e keni nën kontroll.

Demi

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Sot do jeni folës të shkëlqyer dhe të gjithë do kenë dëshirë t’iu dëgjojnë. Do jeni këshilla, por disa do i ndriçoni të pranojnë edhe disa gabime. Nëse keni një lidhje do jetë një ditë mjaft premtuese kjo e sotmja. Partneri do i mbajë të gjitha premtimet që ju ka bërë dhe një etapë shume e bukur ka për të filluar për ju. Nëse jeni beqarë do vazhdoni të mbeteni vetëm sepse nuk do ju pëlqejnë personat që do iu joshin. Sipas Dritare.net, në punë do e keni shumë të lehtë t’i shprehni ato që mendoni dhe do mund të bashkëpunoni pa problem me cilindo koleg që do ju caktojnë. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm se me parë dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

Binjakët

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Për fat të keq dinamizmi që ju karakterizon vazhdimisht do mungojë sot dhe mund të përballeni edhe me sfida të vështira. Nëse jeni në një lidhje dhe jeta juaj në çift është që tashmë e brishtë, dita e sotme rrezikon të jetë një provë e vështire. Nëse nga ana tjetër lidhja juaj është e fortë, gjithçka do shkojë për mrekulli. Nën influencën e Venusit, ju beqarët do filloni një romancë, e cila do iu sjellë mjaft kënaqësi. Në punë do keni shumë aspirata për të arritur lart e më lart, por nuk do ja dilni dot mbanë. Miqtë do ju stimulojnë dhe do ju mbështesin, por nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Ka ardhur koha që të përballeni me problemet serioze në sektorin financiar. Do iu duhet edhe të merrni vendime të vështira.

Gaforrja

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Urani do jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do keni aftësi të mira organizative dhe nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë. Në përgjithësi, jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Asnjë planet nuk do të influencojë në marrëdhënien me partnerin. Plutoni do jetë i favorshëm për ju beqarët. Ai premton një dashuri të bukur dashurie e cila ka shumë mundësi të rezistojë në kohë. Në punë do jeni kreativë dhe shumë seriozë prandaj shefat do iu japin detyra të rëndësishme ku besimi është jetësor. Në sektorin financiar i njëjti planet do iu japë ide të këqija. Mundohuni të kufizoni sa më shumë shpenzimet që të gjeni ekuilibrin.

Luan

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më kreativë dhe do keni ide origjinale për gjithçka. Frika dhe meraku që keni pasur do dalin ndryshe. Ju të dashuruarve do iu jepet mundësia të provoni dashurinë dhe ndjenjat që keni ndaj partnerit. Edhe ai do përkujdeset për ju gjithë kohës për ju dhe do ju bëjë të ndiheni shpesh si nëpër ëndrra. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të matur dhe të mos fillojnë aventura që do iu sjellin veçse pakënaqësi. Në punë, nëse nuk i keni gjërat mirë më mirë ikni përfundimisht dhe filloni të mendoni për diçka tuajën. Mjafton të keni vullnetin dhe dëshirën e mirë. Gjatë kësaj dite keni për të pasur vështirësi të mëdha financiare për shkak të disa huave që kishit marrë më parë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Herë pas here mund t’iu pushtojë edhe optimizmi gjatë kësaj dite megjithatë sërish nuk do dorëzoheni përfundimisht. Nëse jeni në një lidhje duhet të përfitoni sa më shumë nga kjo ditë plot të mira. Ka mundësi që me në fund të rivendosni bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni mjaft të ndjeshëm nga klima erotike. Do keni një dëshirë të zjarrtë për të përjetuar eksperienca të reja sidomos me persona që nuk i njihnit më parë. Në punë do e keni të vështirë të organizoheni dhe jo çdo projekt do ju ecë sipas planeve të bëra. Nëse nuk merrni masa sa më parë situata mund t’ua rrëmbejnë postin që keni. Kujdesuni më tepër për ekuilibrin financiar sepse klima yjore nuk do jetë aspak e përshtatshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Sot do keni mundësi të vini në pah të gjitha meritat dhe cilësitë që keni. Do gazoni dhe do mërzisni shumë persona njëkohësisht. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Ju thjesht duhet të përfitoni sa më shumë. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë, do iu duket se dashuria nuk do vijë kurrë për ju. Një takim pasdite do iu bëjë të ndryshoni mendim njëherë e përgjithmonë. Në punë hekurin duhet ta rrihni sa është ende i nxehtë sepse po nuk përfituat tani keni për të humbur shumë. Nuk do iu jepen më raste të tilla. Merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që financat të mos përkeqësohen shumë. Ulini pak shpenzimet.

Akrepi

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Ambicia juaj nuk do ndalet gjatë kësaj dite. Edhe nëse kishit rënë në gjumë sot do iu jepet mundësia të rizgjoheni dhe të merrni në dorë frenat e gjthckaje. Me Jupiterin që do ndikojë tek jeta juaj sentimentale, ju që keni një lidhje do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Dashuroni sa të shumë edhe pse pa shumë pasion. Ju beqarët do e keni të vështirë të bëni takime dhe të takoni atë që keni ëndërruar. Në punë do filloni një aktivitet të ri dhe keni për të pasur më shumë fat nga sa mendonit. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Mos dëgjoni këshillat që mund t’iu japë një dash sepse do pendoheni më vonë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Gjatë kësaj dite do mundoheni të shmangni me çdo mënyrë konfliktet dhe do jeni shumë të hapur. Ju që keni një lidhje do dashuroni dhe do jetoni qetësisht. Klima do jetë mjaft sensuale dhe harmonia do të mbizotërojë. Nëse jetoni bashkë, pasioni do të rindizet si kurrë më parë. Ju beqarët do keni një dite mjaft aktive dhe do bëni edhe takime impresionuese. Përfitoni sa më shumë nga ato. Në punë duhet të përgatiteni për të pasur kundërshtime të shumta sidomos nga ata që ju kanë zili. Gjithsesi sido që të vijnë punët mos u ndalni asnjë moment. Në sektorin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Tregohuni pak kursimtarë sepse nuk do pendoheni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Dielli do ju bëjë edhe më sharmantë e më joshës gjatë kësaj dite. Në çdo plan keni për të pasur sukses të garantuar. Nëse keni një lidhje klima ka për të qenë gjithë kohës e ngrohtë dhe do afroheni akoma më shumë me njëri-tjetrin. Do flisni hapur për gjithçka dhe nuk do i mbani dot përbrenda ndjenjat. Ju beqarët do merrni shumë ftesa nga persona mjaft të interesuar për ju. Bëni atë që do ju thotë zemra. Në punë Hëna do ju vërë përballë disa provave, por ju do realizoni gjithçka me shumë sukses. Bravo për durimin dhe për kurajën. Financat do i menaxhoni për mrekulli dhe do dini përherë sa të shpenzoni.

Ujori

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Plutoni do jetë planeti që do sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Ndryshe nga sa keni bërë zakonisht sot do jeni të gatshëm edhe të përballeni me këdo që do ju zërë rrugën. Edhe pse puna zë zakonisht një pjese të mirë të kohës suaj, ju të dashuruarit do keni dëshirë të mos mendoni për asgjë tjetër veç rrahjes së zemrës suaj dhe të partnerit. Do kaloni momente shumë të lumtura me atë që doni. Ju beqarët nuk do keni takime, por dita do jetë e këndshme për t’u jetuar. Në punë nuk do jeni të bindur nëse doni ta ruani ende postin që keni dhe mund të kaloni një periudhë tranzicioni. Dielli do të favorizoje financat dhe do ruajë ekuilibrin e tyre. Shpenzoni, por gjithmonë reflektoni më parë.

Peshqit

Horoskopi i datës 29 maj 2020

Venusi do jetë në anën tuaj dhe bëjë që të përballoni me sukses çdo lloj sfide që do iu dalë para. Nëse keni një lidhje dhe i keni bërë ballë turbullirave të shumta, marrëdhënia juaj do jetë edhe më e fortë sot. Marsi do të zgjojë edhe sensualitetin e beqarëve. Gjithsesi bëni kujdes sepse mund të filloni një histori të bukur, por mundet edhe të kaloni thjesht një aventurë një ditore. Në punë do tregoheni më të gatshëm për të provuar gjëra të reja dhe për të bashkëpunuar më shumë me kolegët. Problemet do mund t’i zgjidhni me diplomaci. Falë Diellit financat do jenë më të mira sesa kanë qenë ndonjëherë. Ruajeni këtë situatë sa më gjatë.