Dashi

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Do e keni moralin të rënë gjithë kohës sot dhe nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në disa momente do ju duket sikur asgjë nuk ju përshtatet. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e tensionuar kjo e sotmja. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në punë Dielli do ju favorizojë më shumë dhe do e bëni çdo gjë me shumë qetësi. Sipas Dritare.net, shefat do ju dallojnë nga të tjerët. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.

Demi

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Binjakët

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Mënyra sesi ju do silleni gjatë kësaj dite do jetë e shkëlqyer dhe do i bëjë të gjithë t’iu adhurojnë. Do ndiheni edhe vete mjaft të kënaqur. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e lëndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë ka rrezik të veproni pa u menduar gjatë dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Ndryshoni strategji nëse nuk doni të shkatërroni edhe ato që keni ndërtuar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e fortë për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Gaforrja

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Ka mundësi që shpirti juaj të jetë paksa i trazuar gjatë kësaj dite. Do e keni të vështirë të veproni dhe të merrni vendime të mëdha. Nëse keni një lidhje mësoni edhe të falni. Të gjithë bëjnë gabime, por lum ata që i kuptojnë dhe mundohen t’i ndreqin sa më parë. Inkurajojeni partnerin. Ju beqarët do filloni sa hap e mbyll sytë një lidhje serioze e cila ka për të zgjatur goxha në kohë. Emocionet do shumëfishohen. Në punë do doni të keni shumë arritje, por do keni frikë nga humbjet e zhgënjimet. Dijeni se po qëndruat në vend nuk do fitoni asgjë. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve të cilët nuk do lejojnë të gjendeni në situata të vështira.

Luani

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Do jeni shumë spontane gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë ashtu si e ndieni. Asnjë turbullirë e ambienteve ku do ndodheni nuk do mundet dot t’iu marrë me vete. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të veçanta. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në punë do përqendroheni mjaft dhe nuk do bëni aspak gabime. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jetë e kënaqshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Mundohuni të tregoheni më të vendosur gjatë kësaj dite dhe të mos bëni gabime. Më shumë sesa të dëgjoni të tjerët dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Në punë do ju konkretizohen planet që keni bërë. Vërtet jeni munduar për një kohë të gjatë, por do merrni rezultatet e kërkuara. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Peshorja

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Planetët do ju bëjnë jo vetëm kreativë sot, por edhe më dinamikë. Do ju shkoni deri në fund objektivave. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft sensuale dhe të mbushura me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni për asnjë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë do e shtoni ritmin dhe nuk do e humbni për asnjë moment gjallërinë, Do avanconi me shpejtësi me detyrat që iu janë dhënë dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur nga vetja. Sipas Dritare.net, financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do ju lejohet edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Akrepi

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Nëse doni ta shfrytëzoni sa më shumë ditën e sotme duhet patjetër ta lini veten të lirë dhe të udhëhiqeni nga emocionet momentale. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që partneri t’iu çojë në qiell të shtatë dhe do e dashuroni jetën më shumë se kurrë më parë. Ju beqarët do jeni pasivë dhe nuk do i shfrytëzoni sa duhet mundësitë që do iu jepen për takime. Në fakt jo gjithmonë vijnë mundësi të tilla. Në punë duhet të tregoheni të duruar dhe të kujdesshëm sepse një epror mund t’iu kundërshtojë për disa gjëra. Ruani qetësinë sa më shumë që të mundeni sepse vetëm ashtu do arrini atë që doni. Në planin financiar gjërat do ecin mirë nëse i kryeni me kujdes shpenzimet dhe nëse nuk jepni para hua.

Shigjetari

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Do jeni shumë striktë gjatë kësaj dite prandaj mund të futeni edhe në debate me të tjerët. Nuk do toleroni për asgjë dhe askënd sepse doni që gjërat të bëhen si duhet. Ju të dashuruarit do keni konflikte të vogla, por që nuk do keni pasoja të renda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe do fiksoheni pas dikujt. Në punë Mërkuri dhe Saturni do ju nxitin të analizoni cdo gjë me shumë kujdes para se të veproni. Po i ndoqët këshillat e tyre keni për të arritur shumë lart. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas. Kujdesuni për veten.

Bricjapi

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Urani do iu japë gjithë energjinë e nevojshme gjatë kësaj dite për t’ia dalë më së miri në çdo situatë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë goxha përmirësime. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe do i harroni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Ju beqarët, pa u lodhur shumë do e gjeni princin e kaltër dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ngjyrat do rikthen pas kaq shumë kohësh. Në punë, duke pasur shumë planetë në krah, nuk do e keni të vështirë të arrini atë që dëshironi. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por çdo gjë do e bëni me planifikim të kujdesshëm. Buxheti do vijë duke u përmirësuar moment pas momenti dhe kjo nga përkujdesi dhe organizimi që do tregoni.

Ujori

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Mërkuri do ju bëjë të jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe në asnjë moment nuk do keni probleme serioze. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë shumë e këndshme. Do jeni gjithë kohës gati për të bërë ato që dëshiron me partnerin dhe do kaloni çaste të këndshme së bashku. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë. Veprimet e sotme duhet t’i kishit bërë prej kohësh megjithatë nuk është vonë. Në punë do favorizohen tej mase projektet e reja kështu që mund të tentoni për çdo gjë që do ju vijë në mendje. Kreativiteti nuk do ju mungojë asnjë çast. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse në të kundërt do keni probleme.

Peshqit

Horoskopi i datës 3 dhjetor 2020

Kjo ditë do ketë edhe momente të bukura edhe delikate. Për të mos u futur në telashe pa rrugëdalje mundohuni të mos nxitoheni me çdo hap. Ju të dashuruarit do keni disa probleme të vogla të cilat me qetësi dhe largpamësi do mund të zgjidhen. Kokëfortësia do ishte një gabim fatal. Ju beqarët do keni takime fantastike. Përfitoni sa të mundni sepse më vonë nuk i dihet nëse vijnë më mundësi të tilla. Në punë nuk do bëni shumë përpjekje për të arritur sa më lart kështu që mos prisni që të tjerët ta bëjnë këtë gjë për ju. Asgjë në këtë jetë nuk serviret në pjatë të argjendtë. Buxheti do ketë nevojë për një riorganizim tërësor pasi nëse vazhdoni me të njëjtën sjellje si tani do keni tronditje.