Dashi

Dashi

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Tensioni do fillojë të shuhet sot dhe pas mesditës do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mire dhe gati t’ia plotësoni të gjitha tekat partnerit. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Ju beqarët do ndihmoheni nga Merkuri, i cili do iu japë shtysën e duhur për ta ndryshuar statusin. Në punë do ketë ndryshime aq të mëdha saqë ndonjëherë nuk do ju besohet se jeni në realitet. Disa kolegë do ua bëjnë gjërat edhe më të lehta. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe nuk do e keni aspak të vështirë të kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Demi

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Sot shumë nga idetë dhe mendimet tuaja nuk do mund të pranohen dhe keni për të pasur edhe probleme e mërzitje. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që ta lini pas dore partnerin tuaj dhe dikush tjetër do ua rrëmbejë nga duart. Nëse jeni beqarë nuk do doni për asnjë çast ta ndryshoni statusin tuaj edhe pse në fakt mundësitë që do iu jepen do jenë te jashtëzakonshme. Në punë asgjë nuk ka për t’iu shkuar si keni menduar dhe në shumë momente do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Sipas Dritare.net, financat do arrini t’i mbani gjithë kohës nën kontroll kështu që në këtë sektor nuk do keni për çfarë të qaheni.

Binjakët

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Sot do e shihni botën me ngjyra dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Për çdo gjë do negocioni dhe problemet do i zgjidhni me qetësi. Pas një periudhe jo shume të begatë për ju të dashuruarit, sot gjërat do fillojnë të përmirësohen dhe shpesh do ndiheni të lumtur. Ndjenjat shprehini sa më shumë që të mundeni. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë ju do keni nevojë për të tjerët po aq sa dhe ata për ju prandaj do bashkëpunoni gjithë kohës. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe me shumë përmirësime. Do ndiheni të qetë gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dridhet dora kur të shpenzoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Nën ndikimin e madh të Hënës dhe Neptunit sot do jeni të gatshëm të përballeni me realitetin dhe t’iu jepni zgjidhje edhe disa telasheve që ju kishin dalë. Pas një periudhe jo shumë të mirë për ju që keni një lidhje, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë duket se asgjë nuk do shkojë mirë. Do merrni refuzime, do keni vonesa dhe plot vështirësi të tjera. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.

Luani

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën. Nëse jeni në një lidhje partneri do ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës. Ju beqarët do e adhuroni pavarësinë dhe nuk do ndiheni gati për të sakrifikuar lirinë. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni. Në punë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe nuk do arrini dot t’i realizoni objektivat. Gjendja e financave do jetë gjithë e më shumë delikate sepse do investoni pa marrë parasysh rrezikun.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Nëse jeni beqarë tani për tani situata sentimentale do jetë ende e qetë. Nuk ka ardhur koha e përshtatshme për të bërë ndryshime. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore sepse përndryshe gjithçka do marrë tatëpjetën. Paratë për fat do mbeten të mira.

Peshorja

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Duke kërkuar me ngulm autonomi dhe plotësim dëshirash mund të keni probleme sot. Për ju të dashuruarit kjo do jetë një ditë e vështirë. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me atë që keni në krah, madje edhe kur ta kuptoni që do e keni gabim, nuk do e ulni hundën. Ju beqarët do dini gjithmonë si të joshni dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë brenda disa orëve. Në punë, disa zënka me kolegët do ua përkeqësojnë situatën. Nuk do keni më dëshirë për të ecur përpara. Sipas Dritare.net, financat do jenë shumë më të kënaqshme dhe investimet që do kryeni nuk do e turbullojnë aspak situatën.

Akrepi

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Sot do jeni të gatshshëm të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm për t’u ndier më mirë gjithë kohës. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë një ditë fantastike. Do i shprehini pafundësisht ndjenjat dhe dëshirat, ndërkohë që partneri do jetë i gatshëm t’ua plotësojë ato. Ju beqarët edhe pa bërë asgjë do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por veproni përherë me takt dhe kujdes. Financat do jene goxha të mira, kështu që mund te përfitoni për të kryer ndonjë investim më tepër se zakonisht.

Shigjetari

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do kërkoni të bëni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj dhe me pak përpjekje do ja dilni. Për ju që keni një lidhje çdo moment do jetë i këndshëm nëse keni pranë një person të shenjës se gaforres. Momentet romantike do jenë të njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni nevojën e një personin në krah sepse miqtë dhe të afërmit do ua bëjnë çdo moment special. Në punë do vlerësoheni për oratorinë dhe mund t’iu jepet një detyrë e re shumë më e pëlqyeshme për ju. Me financat duhet thjesht të tregoheni më të arsyeshëm dhe nuk do keni tronditje.

Bricjapi

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Sot do jeni shumë më të qartë në mendime dhe do gjeni fjalët e duhura për të kërkuar e për të fituar atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje do keni më shumë besim se kurrë tek partneri dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë akoma më e mirë nga më parë. Nëse jeni beqarë do favorizoheni nga Jupiteri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Çdo gjë për ju ka për të qenë si nëpër ëndrra. Në punë do jeni me shumë fat dhe nga ana tjetër mjaft bashkëpunues. Në planin financiar do ju mbështesin gjatë gjithë kohës të afërmit dhe gjendja ka për të mbetur goxha e qëndrueshme.

Ujori

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Sot do zgjidheni me humor të shkëlqyer dhe do doni të bëni gjëra të mëdha. Për të mos pasur pengesa ecni me plane dhe mendohuni mirë. Ju të dashuruarit do i keni shumë të qarta idetë dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë marrëdhënien që keni. Edhe partneri do përgatisë surpriza të këndshme. Ju beqarët do jeni të vendosur të kërkoni persona me të cilët te filloni lidhje serioze dhe mundësitë nuk do mungojnë. Në punë fati nuk do jetë me ju kështu që duhet të bëni dyfish përpjekje për t’ia dalë. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që nuk do keni për çfarë të merakoseni.

Peshqit

Horoskopi i datës 31 dhjetor 2020

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.